Borrell: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borell, duke përmendur një qasje më ndryshe ndaj Ballkanit Perëndimor, ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, në të cilën ka thënë se unioni evropian duhet të reflektojë mbi këtë çështje.

Borell këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një shkrimi, derisa ka përmendur edhe moderimin e një takimi tjetër në nivel të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë: vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, ka shkruar përfaqësuesi diplomatik i BE’së.

“Po ashtu, do të ndërmjetësoj një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Beograd në Prishtinë në qershor”, ka thënë ndër të tjera ai.

Borrell ka thënë se ky vit duhet të jetë “vit përparimi në të gjitha fushat midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Përgjatë javës së kaluar, BE’ja ka mbajtur një të ashtuquajtur darkë jo-formale me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Exit mobile version