Një plagosje me armë zjarri është shënuar para pak minutash në fshatin Poshnjë, të bashkisë Dimal (ish-Ura Vjagurore).
Mësohet se i plagosuri është shtetasi Iljaz Ismaili, 34-vjeç, një person i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘Kështjella’ dhe i plagosuri i është nipi i pronarit të lokalit.
Njoftimi i policisë
Berat/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.