“Borxhi për konviktet shkon për patronazhistët”/ Ina Zhupa: Administrata, çerdhe punësimesh! Paguhen  8.5 milion euro në vit për punonjësit e konvikteve!

Deputetja dhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa  gjatë fjalës së saj në Kuvend ka denoncuar përdorimin e fondeve për rikonstruktimin e konvikteve.

Sipas Zhupës administrata është kthyer në një cerdhe punësimesh të patronazhisteve dhe militantëve me paratë që duhet të shkonin për investime për godina dhe për studentët nderkohe paguhen  8.5 milion euro në vit për punonjësit e konvikteve

 

REAGIMI

“Termat që kemi dëgjuar në këtë foltore gjatë këtyre 5 muajve kanë qenë të ndryshëm për të thënë të njëjten gjë, njëherë e quani borxh, njëherë e quani marrëveshje huaje, njëherë e quani marrëveshje kredie por marrim para dhe nuk duhet se ku shkojnë këto para.

Ne sot kemi ardhur për të diskutuar për një marrëveshje e cila është faza e 4 dhe nuk dimë se cfarë ka ndodhur në 3 fazat e mëparshme të kesaj marrveshje dhe ku janë cuar paratë që duhet të shkonin për studentët, për godinat e qytetit student, cfarë është bërë me ato para.

Ne sot duhet të dimë dhe qytetarët e dinë që Rezidenca Studentore Universitare nr.1 ka një administratë prej 377 personash ku ndër to janë 8 drejtor dhe 3 administrator.

Rezidenca Studentore Universitare nr.2 ka një administratë prej 165 peronash ku ndër to 6 drejtor dhe 10 përgjegjës të mëdhenj sektori. Duhet ta dinë qytetarët shqiptarë që kostoja e vetëm administratës në këto 2 institucione prej 542 personash është 709 mijë euro në muaj, pra cdo muaj ne paguajmë vetëm rroga për këta punonjës 709 mije euro, në vit paguajmë 8.5 milion euro në vit.

Dhe e dini cfarë thotë Kontolli i Lartë i Shtetit? Thotë që kjo është një administratë e mbingarkuar,  që ka dublikime pozicionesh pune që ju atje në fund të ditës e keni kthyer në një cerdhe punësimesh të patronazhisteve dhe militantëve tuaj me paratë që duhet të shkonin për investime për godina dhe për studentët. Pse duhet të ju japim ne të drejtën për të marrë më shumë para ndërkohë që ju paratë nuk i investoni dhe nuk i coni tek studentët por i coni në drejtim të tjera.

Një kosto totale 8.5 milion euro vetëm paga për 1 vit.

Qeveria juaj me VKM nr.1134, datë 24.12.2020, akordoj  një fond tjeter prej 13.1 milion euro për rindërtim/ rikonstruktim të godinave të rezidences studentore nr.1 që janë në shërbim të universitetit të Tiranës.

Qeveria juaj ka marrë një grant tjeter 9 milion Euro për rehabilitim godinash, ndërkohë në atë paktin me universitetin paktin e famshmë që e citoj dhe Ministrja, Ju kishin ndërtimin edhe të një kampusi të ri dhe për këtë kryeministri Rama në 2018 ngriti një grup qendror pune!

2018 dhe sot jemi në janar 2022 nuk dihet cfarë ka bërë ky grup pune, kush janë ekspertët që u pyten, a kemi një plan për kampusin apo do të ndërtojmë këto godina pa planin për kampusin pra ju doni vetem para, hua, ca nga buxheti i shtetit, ca nga donatorët vetëm e vetëm që ju t`I keni për t`I përdorur për interesa tuaja.

Të dhënat tregojnë se studentët në ato godina që thoni janë rikonstuktuar në Qytetit Studenti, janë rritur tarifat me 10-20%. Tarifat mujore ishin 5000 lekë në godinat e pa rikonstuktuara tani janë 5500-6000 Lekë. Pra a mund ta dimë ne se pse ndodh ky ndryshim tarifash kur këto godina janë financuar po nga studentë dhe prindërit e tyre sepse janë financim nga shteti ne i paguajmë 1 herë nga taksat e prindërve tanë dhe përsëri i paguajnë studentët me tarifat që janë.

Sepse këta paratë kanë nevojë ti cojnë tek inceneratorët, e dini ju se që nga momenti që është arrestuar ish ministri i qeveris së Rama ,që ka firmosur poshtë Ramës pra ka firmosur Rama njëher pastaj ka firmosur Lefter Koka, janë paguar 1.5 milon euro për inceneratorët.

Ai i arrestuar, ata në kërkim por paratë shkojnë, këto para fare mirë mund të ishin shfrytëzuar për godinat e studentëve, mund të ishin shfrytëzuar për të bërë mirë në këtë vend, por jo shkojnë tek inceneratorët.  Ju me forcen e kartonit me forcen e mandateve të blera në zgjedhjet e 25 prillit votni kundër planit për hetimin e inceneratorëve dhe mbasi votoni kundër planit të hetimit dilni e thoni pse nuk thërrisni dëshmitarët, cilët ata për të cilët ju keni votuar kundra për mos ti thërritur, mbasi thoni që doni të hetoni dhe doni të ftoni atje dhe Edi Ramën por nuk patët kurrë kurajon që fjalët tuaja që I thatë nga zori ti conit ne fund, ne komisioni i inceneratorëve  që ne e propozuam dhe e drejtojmë. Sepse jeni të kapur sepse nëqoftëse hetohet inceneratorët gjysma e njerëzve që janë ketu mbrapa duhet të ishin dhe duhet të jenë me z. Koka atje edhe ndoshta të bëhen edhe për spital.

Ndërkohë konviktorët kryetari juaj i Bashkisë Tiranë nuk i shikon si qytetarë, i shikon si njerëz që e përdorin qytetin për të ngrënë për të pirë dhe për të pirë nevoja personale ndërkohë vetë Veliaj me shumë mundësi ka qenë konviktor ne vendet ku ka studiuar por nuk e dimë nësë e kanë trajtuar kështu sic ai trajton studentët e konvikteve. Ata student që në fakt i kanë dhënë një histori qytetit student, është ajo historia e përmbysjes sistemit që ne jemi këtu sot të gëzonim nga ajo që është demokracia, e drejta e votës edhe pse e deformuar, e blerë dhe e keqpërdorur gjithë këto vite.

Ne jemi në vitin 2022 dhe në vitin 2022, ne mbyllim shkollat, mbyllim shkollat 3 ditë dhe i hapim ditën e 4 të enjten ku termometri tregonte të njejtat temperatura -2 gradë edhe sot por kështu e vendosi Ministrja Kushi pa marrë një vendimarrje shoqëruese për prindrit, pa shpjeguar arsyet se pse e bëri por thjeshtë sepse ashtu vendosi, a është Covidi, a është I ftohti, a është neser më ngrohtë apo do të jetë muaj shkurt më I ngrohtë nuk e dimë dhe duhet të pyesim sinoptikanen më të re, Ministren e Arsimit e cila e di se si janë kushtet ne të gjithë Shqipërinë dhe si duhet të bëhet arsimi.

Në asnjë vend tjeter nuk ndodhin këto gjëra përvecse kur ka ndonjë fatkeqsi të madhe natyrore dhe arsye shumë objektive për të mbyllur shkollat dhe mbase mbyllen shoqërohen edhe me vendime që mos të bëhen barrë e prindërve. Kurse Shqipëri përkundrazi dalin të dielen mbasdite pasi ne i kemi denoncuar që nuk kanë marrë vendime dhe thonë do marrim një vendim por edhe sot që ka mbaruar ajo periudhë 3 ditore nuk e kanë thënë dhe vendosur se cfarë do të bëhet me pagat e këtyre prindërve ku njëri prind duhet të qendronte në shtëpi.

Sepse në fund të fundit për ju interesi nuk janë kushtet normale në shkolla dhe nqs do ishin këto që me 35 milion euro që kishit harxhuar në Bashkinë Tiranë, buxhet për arsimin edhe nga taksa e arsimit do ishin bërë shkollat shumë të mira që të pakten në Tiranë të mos mbylleshin, por jo se interesi është pasurimi, interesi është cuarja e parave tek oligarkët edhe në procesin e rindërtimit dhe me siguri edhe në këtë proces që na kërkonit të merrni 20 milion euro hua nga Banka Gjermane. Sigurisht që ato tendera do t`I marrin oligarkët e zakonshëm, sigurisht që studentët nuk do të përfitonin asgjë sic nuk kanë përfituar, maksimumi do ju rritet tarifa sic ju janë rritur por kjo nuk është mënyra se si qeveriset dhe nuk është mënyra se si ju shërben qytetarëve dhe interesit të qytetarëve.

Pranda ne në komision kërkuam që të na vinin përfaqësues nga Ministria e Arsimit, që të na vinin përfaqësues nga Bashkia Tiranë, të na vinin përfaqësues nga Universitete dhe në fakt nuk erdhi askush, askush nuk erdhi të përballet biles as nga Ministria e Energjitikës dhe as Ministria e Ekonomisë.  Sollën ca drejtorë sepse vetë nuk vijnë dot të përballeshin politikisht në atë cfarë kishin bërë në 3 fazat e para me atë cka parashikonin të bënin në këtë fazë të 4 seps enuk ksihin bilanc sepse nuk kishin se si ti përballonin argumentat me faktet e opozitës, lan drejtorët aty.  Nuk e dimë pse a për të treguar që i kanë politik apo i lanë sepse nuk kishin kellce që të përballonin opoziten.

Gjithsesi ne nuk e pranojmë këtë marrëveshje për të bërë të mundur të vidhet me shumë dhe për të paguar më shumë patronazhistët.

Faleminderit.

Exit mobile version