VIDEO/ PD: Sali Berisha gënjen për të fshehur lidhjet e familjarëve të tij me trafikantin ndërtues te 5 Maji. Ai dhe Rama janë njësoj!

Partia Demokratike akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se gënjen dhe thekson se nuk guxon as t’i përmendë emrin atij që po ndërton vërtet atje.

PD pyet kur deputetët e PD ishin pranë banorëve kur iu shembën shtëpitë, ku ishte Sali Berisha?

“Sali Berisha gënjen pa u skuqur e pa u zverdhur. Kur deputetët e PD ishin pranë banorëve kur iu shembën shtëpitë, ku ishte Sali Berisha? Pse Sali Berisha po mbron përmes mashtrimit ndërtuesit e “5 Majit”? Pse ky njeri që merr nëpër gojë këdo nuk guxon as ti përmendë emrin atij që po ndërton vërtet atje? Pse mashtron shqiptarët duke gënjyer për anëtarin e kryesisë së PD Agron Kapllanaj? Sali Berisha mashtron dhe gënjen për të fshehur lidhjet e familjarëve të tij me trafikantin ndërtues.
PD ka bërë kallzim penal për të çuar para drejtësisë Erjon Veliajn për këtë aferë korruptivo-kriminale dhe ju kërkon organeve përkatësee të ndalin menjëherë projektin e pastrimit të parave të pista tek “5 maji”.
Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.”

(Rilindja Demokratike)

Exit mobile version