Britani, rishikim i sigurisë pas sulmit në Londër

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka njoftuar dje se do të bëhen dy rishikime të sigurisë, pas sulmin terrorist të javës së kaluar, ku një person vrau katër persona, përfshirë një polic në portat e Parlamentit.
Khalid Masood goditi me makinën e tij, turmën e njerëzve në urën Westminister dhe më pas theri për vdekje me thikë një polic pranë Parlamentit. Ai më pas u vra nga policia britanike.
“Është normale pas ngjarjeve të tilla që ne të kërkojmë që të sigurohemi që të mësojmë më shumë gjatë këtyre dy rishikimeve”, ka thënë kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, John Bercow.
Rishikimi i parë i ngjarjeve, do të jetë i pavarur dhe do të analizojë se si perimetri i Parlamentit është i siguruar dhe i mbrojtur, duke i dërguar një raport Parlamentit në fund të prillit.
Rishikimi i dytë do të fokusohet në mësimet që janë nxjerrë nga përgjigjja e oficerëve policorë pas sulmit në Parlament. Raporti për këtë çështje pritet të përfundojë në fund të qershorit.

Exit mobile version