Brukseli, zyrtarisht me pllakë përkujtimore kolonel Muharrem Bajraktarin ne një park ku bashke me statujën e Skënderbeut, bëhen dy figura qe nderohen nga autoritetet e Brukselit. Ceremonia zyrtare filloi me fjalime në parkun “Place des Bienfaiteurs” të Komunës Schaerbeekut, ku është vendosur pllaka e mermerit me emrin e Kolonel Muharrem Bajraktari, ndërsa më pas, u zhvilluar ceremonia e prerjes së shiritit , ku edhe u zbulua pllaka përkujtimore, që ajo Komune ia dedikoi në nderim të figurës së Kolonel Muharrem Bajraktarit. Ne këtë fjalim u vu ne dukje mbi rendesine e kësaj figure te shquar, njeriut shume dimensional, qe kontribuoi ne forcimin e shtetit dhe modernizimin e tij, nacionalistit qe ju kundërvu pushtimit Italian dhe Gjerman, vizionarit qe u be mbështetës i forcave aleate gjate luftës se dyte botërore, antikomunistit te vendosur, diplomatit te lindur për te cilin janë shkruar libra nga shqiptare e te huaj. Politikani i njohur belg Bernard Clerfayt, sot më 24.11.2017 e mbajti fjalën e rastit me rastin e inaugurimit të Pllakës përkujtimore të kolonel Muharrem Bajraktarit, i cili prej vitit 1958 deri ne vitin 1989 ka jetuar në Bruksel.
Bernard Clerfayt, kryetar i komunës Schaerbeek të Brukselit dhe deputet, në fjalimin e tij tha:” Të dashur miqtë e mi shqiptarë të Schaerbeekut, të dashurit miqtë e mi, sot prezent këtu. Me një kënaqësi të madhe kam ardhur këtu sot në mesin tuaj, këtë pasdite për ta bërë inaugurimin e Pllakës përkujtimore të kolonel Muharrem Bajraktarit. Kjo punë është bërë me iniciativën e komunitetit shqiptar të Schaerbeekut në shenjë përkujtimi për Muharrem Bajraktarin. Aq më tepër më ka gëzuar kjo iniciativë e cila na përkujton më shumë se asnjëherë tjetër, se si ne duhet të mbetemi të kujdesshëm, vigjilent dhe të lidhur me vlerat të cilat i ka mbrojtur kolonel Bajraktari gjatë jetës së tij, kur ai bëri rezistencë ndaj totalitarizmit dhe nacionalizmit Hitlerian dhe komunist. Europa e jonë është themeluar mbi bazat e po këtyre vlerave pra të lirisë dhe tolerancës, të hapjes ndaj të tjerëve. Të gjitha këto neve i gjejmë me një fjalë të vetme shqiptare, që unë kam kënaqësinë t’ua përkujtoj juve sot, pra është fjala shqipe “BESA”, që dmth. besnikëri ndaj gjitha detyrimeve dhe sidomos atyre detyrimeve me të cilat njeriu është i lidhur ne angazhimet e tija për demokraci dhe respekt të saj. Fjalës Besa do t’ia bashkëngjitja me po aq kënaqësi edhe fjalën shqipe “NDERI”, që don me thënë besnikëri ndaj angazhimeve të marra si qytetar çdo ditë. Edhe fjala shqipe “BURRENIJA”, d.m.th. respekt i vlerave fundamentale në shoqëri dhe në jetë, me këto vlera morale populli shqiptar është i lidhur. Dhe duke iu falënderuar këtyre vlerave kryesore të jetës në shoqëri, populli belg në Skarbek i bëri mikpritje grupit të parë të mërgimtarëve shqiptarë në Belgjikë në vitin 1956. Familjet e tyre ende jetojnë në Schaerbeek me prioritetin e vet kryesor me u rritur dhe me jetuar për të mirën dhe paqen e të gjithë banorëve të Schaerbeekut.. Natyrisht duke vazhduar me i dashur me shumë mall malet e bukura dhe te mrekullueshme shqiptare si simbole të lirisë dhe para se gjithash si simbole të mirëbesimit në jetë.
Mbesa e Kolonel Muharrem Bajraktari tha qe është ndere për familjen e madhe Bajraktari dhe për gjithë Shqiptaret e Brukselit, qe sot vendoset pllaka e Kolonel Bajrakatrarit ne këtë park. Ju faleminderit për te gjithë ju autoritete te Komunës Schaerbeek pasi ju duke nderuar Kolonelin ju keni nderuar gjithë komunitetin Shqiptar qe jeton ne Belgjike për një kohe te gjate. Mbesa e Kolonel Muharrem Bajraktari, Danie Bajraktari, e cila falënderon te gjithë nacionaliste dhe te pranishmit për nderin qe kane marr pjese për nderimin e figurës e Kolonel Muharrem Bajraktarit, si një nga personalitetet shqiptare më të shquara, që ka jetuar dhe ndrruar jetë në atë komune, dhe si një rezistent deri në vdekje i lëvizjes anti – fashiste, anti – naziste dhe anti – sllavo komuniste. Danie Bajraktari bashke me z Bernard Clerfayt kane prere shiritin dhe duke zbuluar në një park kryesorë të qytetit një pllake përkujtimore, e cila është vendosur në hyrje të parkut “Place des Bienfaiteurs” të Komunës Schaerbeekut, në nderim të legjendës së nacionalizmit shqiptar, qëndresës anti sllavo – komuniste Kolonel Muharrem Bajraktarit.
Lufta e Muharrem Bajraktarit kundër PKSH u karakterizua gjithmonë nga përplasje të egra të armatosura ku pati të vrarë nga të dyja palët. Bajraktari u konfrontua me forcat speciale të ndjekjes në Shëmri, Kalimash, Buzëmadhe, Bushtricë, Kalis dhe Ujmisht. Në këto luftime i vdiqën edhe dy djemtë e tij Hamdi dhe Ibrahim Bajraktari. Në vitin 1945 bëhet anëtar i Lidhjes së Maleve, një organizatë antikomuniste që udhëhiqej nga Mark Gjon Marku. Në shtator të vitit 1946 së bashku me 55 persona të tjerë, të gjithë nacionalistë të kërkuar nga organet shqiptare dhe jugosllave, Bajraktari largohet në Greqi. Gjatë rrugës për në Greqi mbetën të vrarë 21 persona. Djali i tij Bajrami plagoset dhe kapet nga organet jugosllave. Këtu merr fund edhe odiseja e gjatë e Muharrem Bajraktarit nëpër malet e Shqipërisë.
Schaerbeek, është një nga nëntëmbëdhjetë komunat të vendosura në rajonin e Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës. Në Bruksel thuhet se jetojnë më shumë se 15 mijë shqiptar. Brukseli, gjatë kohës së luftës së Ftohtë, ka qenë e njohur edhe si kryeqendra e nacionalizmit shqiptar, dhe grupeve anti sllavo komuniste të njohura këto për rezistencën e tyre, në të gjithë Europën. Gjatë periudhës së Zogut për punën e madhe në shërbim të Atdheut ai u dekorua me dekoratat më të larta të kombit:
Urdhri i Skënderbeut.
Urdhri i Besës.
Medalja e Artë e Trimërisë.
Ndërkohë, në vitin 1994 me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, Dr. Sali Berisha, President i Republikës e nderoi Muharrem Bajraktarin për punën e tij në ngritjen dhe forcimin e Xhandarmërisë Shqiptare dhe për luftën e tij antikomuniste dhe antifashiste. Me rastin e 97 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura,Ministri Arben Imami dekoroi 12 personalitete të shquara të Kombit tonë. Mes tyre ishte edhe Muharrem Bajraktari të cilit iu dha medalja “Për shërbime të shquara” me motivacion:”Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë”.
Çfarë kanë shkruar dhe çfarë kanë thënë të tjerët për të Uran Butka:” Ndër miliarda njerëz që vijnë e shkojnë,të paktë janë ata që bëjnë epokë dhe lënë emër në historinë e kombit të vet. Një i tillë është edhe Muharrem Bajraktari”. Moisi Mirakaj: – “Nuk ka njeri, plak e të ri që nuk e njeh Bajraktarin e Lumës, trimëria, patriotizmi, besnikëria dhe mençuria e të cilit i ka kaluar kufijtë e trevës së vet, i njohur në mbarë kombin tonë gjer në diasporë si luftëtar i çështjes kombëtare dhe i Shqipërisë Etnike, Muharrem Bajraktari është i pavdekshëm”. Në letrën që Edith Durhami, zonjë e shquar angleze, mbrojtëse e flaktë e çështjes shqiptare i shkruan Ministrit të Jashtëm të Anglisë më 30 korrik 1943, ndër të tjera shkruan:”Shqipëria po lufton për liri. Në verilindje udhëheqësi më i shquar është kolonel Muharrem Bajraktari,ish komandant xhandarmërie i Shqipërisë”. Një burrë shteti si Xhulian Emeri (Julian Amery), në veprën e tij “Bijtë e Shqipes” ka krahasuar Muharrem Bajraktarin me Perandorin gjerman, Vilhelmi II. Me emrin Muharrem Bajraktari ndodhet dhe rruge ne Bashkine Kamez, si dhe një shesh ne qendër te qytetit e Kukesit.