Buffon: Dua të luaj edhe pas 40-vjetorit me Juven

Gianluigi Buffon këmbëngul se dëshiron ta zgjasë karrierën e tij duke luajtur, pavarësisht se është në prag të mbushjes 40 vjeç. Portieri i Juventusit e bëri debutimin e tij të lartë në vitin 1995, por është ende i fortë dhe u përfshi në ekipin e fansave të UEFA-s për vitin 2017. Ndërsa Buffon përgatitet për ditëlindjen e tij të 40-të, më 28 janar, ai thotë se do ta diskutojë të ardhmen e tij me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, por e ka përjashtuar largimin nga klubi bardhezi. “Unë së shpejti do të takohem me presidentin Agnelli, i tha ai ‘La Repubblica’. Dua të kuptoj se çfarë lloj rrobe mund të vesh, nëse Juventusi mendon se ende mund të jem i rëndësishëm. Do të doja të vazhdoja të luaja, por zgjidhja më e mirë duhet të gjendet te skuadra. Ajo që është e sigurt është se nuk dua të bëhem problem për Juventusin apo për shokët e mi”.
I pyetur për mundësinë e kalimit në “kullota” të reja, Buffon ishte i qartë: “Te Juventusi ose asgjë”. Buffon ka gëzuar një karrierë të ngarkuar me trofe, duke fituar 10 tituj të Seria A me Juven, si dhe Kupën e Botës me Italinë. Ai ka bërë 16 paraqitje, në të gjitha garat, për Juventusin, deri më tani, këtë sezon.

Exit mobile version