Chelsea do të marrë sulmuesin e Arsenal

Chelsea po mendon të marrë nga Arsenal sulmuesin Olivier Giroud në ditët e fundit të merkatos së janarit. Me Michy Batshuayi që nuk ka besimin e trajnerit Antonio Conte dhe është gjithnjë e më larg nga “Stamford Bridge”, londinezët po punojnë për të gjetur një zëvendësues për Alvaro Morata, sa herë që qendërsulmuesi spanjoll do të mungojë. Edin Dzeko është zgjedhja e parë e trajnerit Antonio Conte, por bisedimet me Romën duket se kanë “ngecur” dhe në këto kushte ka marrë shumë pikë alternativa Giroud. Chelsea ka kërkuar gjatë gjithë këtij muaji të gjejë një qendërsulmues në merkato dhe janë lakuar emrat e Andy Carroll, Peter Crouch dhe Ashley Barnes, por pa arritur marrëveshjen me asnjë prej tyre. Tani ka dalë në skenë alternativa Giroud, edhe pse për 31-vjeçarin francez është thënë se do të shkojë te Borussia Dortmund, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang në “Emirates Stadium”. Personalisht Giroud do të preferonte të qëndronte në Londër. Gjithçka do të vendoset në pesë ditët që kanë mbetur në merkaton e janarit.

Exit mobile version