Stephan Lichtsteiner shpreson se kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të luajë edhe për një sezon tjetër. Veterani italian i mbush 40 vjet të dielën dhe planifikon të pensionohet në fund të këtij sezoni, por mbrojtësi i djathtë i Juves shpreson se Buffon do ta rikonsiderojë këtë, transmeton “Express”.
“Mbase do të luajë edhe për një vit. Shpresojmë se po, sepse ai është portieri më i mirë në histori të futbollit”, ka thënë Lichtsteiner për Premium Sport. Mbrojtësi zviceran i bëri këto komente pas fitores 1-0 të Juventusit ndaj Genoas.