Bujar Sheshi sigurims? Autoriteti i Dosjeve është i bindur: Nuk ka asnjë ngatërresë!

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit (AIDSSH) është i bindur se nuk ka bërë asnjë ngatërresë në konkluzionet me vendim lidhur me figurën e Bujar Sheshit, anëtarit të Këshilltit të Lartë të Prokurorisë.
Gentiana Sula, kryetarja e këtij institucioni në një prononcim për median u shpreh e hapur për një hetim por shtoi se “na vjen keq që ka dalë vendimi në shtyp pasi nuk duhet të dilte por është e vërtetë që ne punën e kemi krejtësisht të pandikuar nga cdo gjë që ndodh i shërbejmë vetëm ligjit dhe reformave të rëndësishme të Shqipërisë”.
Por a ka ndonjë shans që të jetë ngatërruar identiteti i Bujar Sheshit me një person tjetër siç pretendon vetë anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë?
Sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni u përgjigj: “Autoriteti ka zhvilluar të gjithë procedurat administrative dhe për më tepër i kemi shkuar të drejtës deri në fund, sepse në të vërtetë ka pasur problematika në gjeneralitetin e zotit Sheshi, por ato që kanë qenë në përputhje me rekordet e tjera, të verifikuara edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile kemi pasur një shkresë zyrtare ku thotë se në emrin e personit në fjalë figuron ky person dhe asnjë person tjetër. Kjo ka qenë dhe vendimtare që autoriteti është investuar në marrjen e vendimit për të saktësuar faktin që është ky person. Pjesët e tjera të procesit i kemi arritur në një nievl shumë të lartë transparence dhe standard ligjshmërie në marrjen e vendimit të Autoritetit. Autoriteti është shprehur me vendim dhe në mënyrë të saktë eksplicite si figuron.
Kryertarja Sula u shpreh e hapur për hetim pas kallëzimit penal që anëtari i Këshilltit të Lartë të Prokurorisë bëri ndaj saj.

Exit mobile version