Bujar Vreto ngre alarmin: Në Elbasan dhe Librazhd, turizmi vdes, mafia ndërton

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Bujar Vreto, ka reaguar ashpër për situatën alarmante që po ndodh në zonat turistike mes Elbasanit dhe Librazhdit.

Në një deklaratë të fortë, Vreto theksoi se pasuritë natyrore, dikur krenaria e komunitetit dhe një pasuri kombëtare, sot po shkatërrohen nga ndërtimet e pakontrolluara të hidrocentraleve, të cilat, sipas tij, janë në shërbim të interesave mafioze dhe oligarkike.

“Zonat ku dikur mali frymonte me banorët dhe lumenjtë rridhnin si këngë e jetës, sot janë kthyer në skena të shkatërrimit të heshtur,” shprehet Vreto. Ai paralajmëroi se ndërtimet pa kriter po zhdukin ekosistemin e të gjithë zonës, duke asgjësuar mundësitë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe jetesës lokale.

“Zëri im do të jetë zëri i tyre!” – përfundoi ai, duke u zotuar se në Kuvend do të mbrojë natyrën dhe komunitetin që po dhunohet nga etja për përfitime të shpejta.

Bujar Vreto i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe Librazhdit të votojnë ndryshimin më 11 maj, duke mbështetur Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit.

Postimi i plotë:

Zëri i Heshtur i Maleve: Kur Turizmi Vdes dhe Mafia Ndërton”

 

Në zemrën e natyrës ndërmjet Librazhdit dhe Elbasanit, aty ku dikur mali frymonte bashkë me banorët dhe lumi rridhte si këngë që mbante gjallë jetën, sot qëndron heshtja e rëndë e shkatërrimit. Zonat turistike, pasuri kombëtare dhe trashëgimi e gjallë, janë kthyer në fushëbetejë për interesa mafioze dhe oligarkike. Aty ku dikur fëmijët luanin dhe njerzit mrekulloheshin, sot ndërtohen hidrocentrale si pa mendje dhe pa mëshirë, që thajnë lumenjtë dhe shkatërrojnë gjithë ekosistemin përreth.

Zëri im do jetë zëri i tyre!

Mirënjohje,

Bujar Vreto

Exit mobile version