Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Burhan Misiraj, ka vënë theksin mbi potencialin e jashtëzakonshëm të zonës kodrinore të qarkut Fier dhe veçanërisht të krahinës së Mallakastrës në sektorin e ullishtarisë.
Në një reagim publik, Misiraj theksoi se në bashkitë Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec janë të mbjella rreth 1.5 milion rrënjë ullinj, të cilat, sipas tij, mund të përktheheshin në 42 milionë euro fitime për fermerët shqiptarë nëse do të kishte një qeveri me vullnet për të lidhur kontrata tregtare me shtetet e mëdha europiane.
“Fatkeqësisht, në vend të bashkëpunimeve që i duhen qytetarëve, kjo qeveri është fokusuar vetëm te organizimi i kampeve dhe spektakleve të pavlera,” deklaroi Misiraj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Fierit të mbështesin ndryshimin më 11 maj duke votuar Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4.
“Voto Burhan Misiraj, voto për një të ardhme më të mirë për fermerët dhe ekonominë shqiptare,” përfundoi ai.
Postimi i plotë:
Zona kodrinore e qarkut Fier, pjesa e krahinës së Mallakastrës qe shtrihet në Bashkinë e Fierit, Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit ka të paktin 1.5 milion rrënjë ullinj dhe me disa llogari do të përktheheshin për fermerët në 42 milion Euro nëse kjo qeveri do të kishte vullnet që me shtetet e mëdha në Europë të lidhi kontrata për ato qe ju duhen Shqiptarëve dhe jo të bëhet kamp!
Voto Koalicioni Euroatlantik 4️⃣
Voto Burhan Misiraj!