Bukë thatë dhe një copë gjalp, ushqimi për fëmijët në mëngjes në spitalin Pediatriak të Tiranës

Fëmijët që janë shtruar në Pediatrinë e Spitalit Tiranë trajtohen në kushte çnjerëzore. Një qytetar i është drejtuar portalit “Jeta Osh Qef” ku shgkruan se fëmijëve të shtruar në spital për mëngjes u jepet vetëm bukë thatë dhe një cop gjalpë. “Mirëmëngjes JOQ nga Pediatria e Spitalit Tiranë, mjerë kush shtrohet se mëngjesi për fëmijët është bukë thatë dhe një copë gjalpë!”, shkruan qytetari nga Tirana.
Të sëmurët në spitale ndodhen në kushte të mjerueshme. Të sëmurët detyrohen të marrin ushqime nga shtëpia. Po ashtu mjekët I detyrojnë pacientët që të shkojnë mnë Farmaci për të blerë ilaçet.

Edhe studentët në kushte skandaloze
Mes ankesave për kushte të këqija higjienike në godinat e konvikteve, studentët rrëfejnë mundimet e tyre të përditshme për të shtyrë vitet e shkollimit të lartë në godinat e vjetra dhe të pamirëmbajtura, ndërsa i bëjnë thirrje administratës së Qytetit Studenti të ndërhyjë menjëherë për të siguruar një jetesë normale.
Lorena Manjani, e cila prej dy vitesh jeton në konviktin e Qytetit Studenti e ka vendosur veten në frontin e parë të përpjekjeve për të zgjidhur problemet me të cilat hasen studentët në konvikt. Ajo thotë se është ankuar deri më tani katër herë për çështje të ndryshme dhe se shtyrja e zgjidhjes së problemeve për të ardhmen është pikërisht ajo që po i largon studentët dhe po i zbraz godinat.
“Kur ankohemi thonë se do të ndërtohen godina të reja, nuk do të presim për ‘do të’ [në kohën e ardhme], duam të shikojmë përmirësime tani,” tha 22-vjeçarja, e cila studion për gazetari dhe që përfaqësoi grupimin Qëndresa Qytetare në sondazhin për kushtet e konvikteve.
Manjani thotë se përveç higjienës, ajo që e shqetëson më shumë është papërgjegjshmëria e mjekëve në lëshimin fiktiv të vërtetimit të shëndetit fizik dhe mendor që u kërkohet studentëve që regjistrohen.

Sondazhi zbuloi se studentët i marrin në shumicën e rasteve raportet mjeko-ligjore pa vizita te mjekët dhe se gjysma e tyre paguajnë ryshfet për ta siguruar atë nga mjeku i familjes apo urgjenca e Qytetit Studenti. “Ka shumë zhurma në konvikt, kështu nuk ke mundësi as të studiosh dhe as të flesh si njeri normal,” tha Manjani për BIRN. Sipas saj, kjo i fut konviktorët në grindje personale për ta vendosur vetë qetësinë. “Por kush të siguron që studentja tjetër nuk ka probleme me shëndetin mendor?” pyet ajo, duke cituar raportet fiktive.
22-vjeçarja thotë se papërgjegjshmëria e mjekëve u rrezikon atyre jetën nga sëmundjet ngjitëse që mund të mbartin vajzat e tjera, rënduar kjo edhe nga higjiena e keqe në tualete dhe dushe, të cilave nuk i hidhet mjaftueshëm dizinfektues. Pamundësitë ekonomike, i detyrojnë studentët konviktorë të ndajnë dhe pajisje të tjera për përdorim të përbashkët, duke e shtuar edhe më shumë gjasën e përhapjes së sëmundjeve.

Exit mobile version