Butragueño entuziast!

Emilio Butragueño, drejtor i marrëdhënieve institucionale të Real Madridit, analizoi shortin e sotëm në Nyon, që i vuri të bardhët kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Drejtuesi i “Los Blancos” siguroi se ky tur eliminator do të jetë shumë i vështirë, por ka shtuar: “Duhet të besojmë në këtë skuadër…”.
– Si e vlerësoni shortin?
I vështirë, si gjithmonë i vështirë. Juventusi vjen nga përplasja me Tottenham, pasi ka luajtur dy ndeshje të mëdha. Ndaj Tottenham, bardhezinjtë ishte superiorë dhe demonstruan karakterin e qëndrueshmërisë. Shumë prej njerëzve vlerësojnë mentalitetin fitues te Juventusi. Ne duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë. Kemi luajtur finalen e edicionit të kaluar ndaj tyre, ndaj i njohim kampionët e Italisë. Kemi besim tek lojtarët tanë, të cilët kanë treguar atë që ata janë në gjendje të bëjnë edhe ndaj PSG-së. Natyrisht, duhet të kemi më shumë respekt për Juventusin.
– A do të jetë në gjendje Juventusi të hakmerret për finalen e fundit të humbur?
Juventusi është gjithmonë ekip i rrezikshëm. Ata janë si ne, me një mentalitet fitues. Edhe ata kanë lojtarë shumë të talentuar. Ne do të duhet të luajmë dy ndeshje fantastike. Besojmë te lojtarët tanë, sepse e kanë treguar se çfarë janë të aftë të bëjnë.
– Ndeshja e kthimit luhet në shtëpi, a do të përfitoni nga ky fakt?
Këtë nuk e di. Duket se mund të jetë më mirë që ndeshjen e kthimit do ta luajmë në shtëpi, por kundër PSG-së ishte e kundërta dhe kaluam me sukses. Gjëja më e rëndësishme është që ekipi të paraqitet mirë.
– A duhet të kemi frikë nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve?
Është një garë shumë e veçantë për ne. Në ADN-në e Real Madridit ka një bashkim shumë të thellë me Ligën e Kampionëve, ndaj duhet ta përdorim këtë në favorin tonë. Por, është një kompeticion ku, çfarëdo gabimi që të bëni, do të paguani për të. Duhet t’iu kushtosh vëmendje të gjitha detajeve, duhet të jeni të vëmendshëm. Shpresojmë që jemi të frymëzuar.
– Me La Liga-n pothuajse të pamundur, jashtë Kupës së Mbretit, nëse nuk fitoni Ligën e Kampionëve, a do të jetë dështim?
Së pari, duhet të përballemi me këtë raund eliminator shumë të ashpër. Ne jemi këtu. Më kujtohet shorti i mëparshëm. Shumë menduan se Real Madridi nuk do të përparonte ndaj PSG-së. Përfundimi është shumë larg.

Exit mobile version