Bylykbashi: Asnjë montazh kryeministror me projekte 3D nuk e mbulon dështimin e ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka paraqitur edhe njëherë nëpërmjet pamjeve të pakontestueshme, propagandën e mashtrimit të Ramës i cili nëpërmjet projekteve 3D kërkon të mbulojë faktin që nuk ka bërë asgjë për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti në Durrës

‘Nuk e fsheh dot dështimin asnjë montazh kryeministror, sikundër asnjë video me projekte 3D nuk e mbulon dot të vërtetën e dështimit të ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i vjetshëm.

Si pasardhës i partisë që rrëmonte në biografinë e njerëzve, edhe Edi Rama në çdo dëshmi të vuajtjeve kërkon “armikun e klasës” sepse nuk e duron atë që të thotë të vërtetën e hallit që e ka zënë duke ia nxjerrë zbuluar propagandën bajate.

Fakt është që një vit nga tërmeti qytetarë të qarkut të Durrësit janë end‎e në çadra ku po i zë dimri i dytë.

Për Edi Ramën, anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen si të gjithë të tjerët për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti, as të ankohen për diskriminimin politik që u bën pushteti.

Jo vetëm kaq, por Rama ua fsheh shqiptarëve dëshmitë e tyre me zë dhe me figurë dhe pamjet faktike nga shtëpitë e tyre të rrënuara dhe të pabanueshme.

Fakti është se çuditërisht sa herë që kryetari apo një përfaqësues i opozitës shkon të shohë gjendjen e qytetarëve të mbetur pa strehë, pushteti del të premtojë se punimet fillojnë pas disa ditësh.

E vërteta është kjo: Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj i kanë lënë familjet e dëmtuara nga tërmeti në çadra, në shi, në baltë prej 1 viti.

Pas 1 viti, ata s’kanë asnjë rezultat konkret, por vetëm premtime: të njëjtat premtime fallso dhe bajate që u ofrojnë qytetarëve me lugën bosh të propagandës. E vërteta nuk fshihet”, shprehet Bylykbashi.

1 14

2 13

Artikulli paraprakBasha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, por mendjen e ka të paguajë klientët e tij
Artikulli tjetërDrejt mbylljes nga Covid-19? Rakacolli: Fajin e kanë qytetarët!…