Bylykbashi: Konsensusi politik garanton jetëgjatësinë e reformës

Nënkryetari i komisionit të posacëm për reformën në drejtësi, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në foltoren e Kuvendit, para se të votohet reforma në drejtësi tha se me këto ndryshime shqiptarëve do u jepet një drejtësi më të mirë. Bylykbashi nënvizoi nevojën e konsensusit dhe për pr/ligjet e tjera pasuese pas miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese. “Shpresa është që ndryshimet e sotme të bëjnë një Shqipëri më të mirë. Me këto ndryshime që miratojmë sot do ti japim shqiptarëve një drejtësi ndryshe, efikase, u jep drejtësinë dhe nuk blihet, pa korrupsion. Deri më sot ata nuk e kanë pasur. Kjo reformë në themel të saj duhet të ketë konsensusin e gjerë politik të një parlamenti që do i garantojë jetëgjatësi për shqiptarët. Reforma në drejtësi u pa si fushë beteje elektorale. Nuk mundet që Kushtetuta të jetë e themeluar mbi konflikt. Të kishte qenë për këtë maxhorancë sot do kishim miratuar draftin e shtatorit të vitit të kaluar por ishte qëndrimi i opozitës në këmbënguljen për moskapjen e drejtësisë bëri që ne sot të vijmë me një draft ndryshimi kushtetues që është shumë herë më i mirë se ai i shtatorit.Një falenderim të vecantë partnerëve ndërkombëtarë të cilët në mbështetje të madhe të këtij kontributi na asistuan në këtë udhëtim të gjatë.Shpresoj që shqiptarëve ti japim një drejtësi më të mirë.  Nëse nuk do të vazhdojmë me konsensus cfarë na mbetet pas kësaj nuk kemi bërë gjë.   Bylykbashi u shpreh se reforma në drejtësi ndryshon në mënyrë thelbësore Kushtetutën. Ai tha se kjo paketë e ndryshimeve kushtetuese do të çojë drejt një Republike tjetër.  “Procesi ndryshoi në mënyrë thelbësore Kushtetutën. Ndoshta do të çojë drejt një Republike tjetër. Vitet e fundit qytetarëve i është dashur më shumë se kurrë drejtësia. Shpresojmë që me këtë që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe, do t’i japim shqiptarëve një drejtësi ndryshe nga ajo që kemi patur këto vite, një drejtësi e cila iu shërben atyre, që jep drejtësi, që nuk blihet, një drejtësi pa korrupsion. Deri sot qytetarët këto nuk i kanë pasur. Kjo reformë duhet të ketë në themel konsensusin e parlamentit. S’mund të ketë themele veçse në konsensusin e gjerë politik për të garantuar jetëgjatësinë e reformës për shqiptarët”, u shpreh Bylykbashi. Deputeti demokrat tha se nëse reforma në drejtësi do ishte udhëhequr nga mungesa e konsensusit, atëherë funksionimi dhe jetëgjatësia e saj do të ishin në pikëpyetje.  “Kushtetuta nuk mundet që të jetë e themeluar në konflikt dhe mungesë konsensusi. Çdo gjë e menduar në thellim konflikti, do t’i çojë shqiptarët në tejzgjatjen e asaj që kanë provuar deri më sot. Po të ishte për këtë mazhorancë, do të kishim sot draftin e shtatorit të vitit të kaluar, por ishte kjo opozitë që me parimet e moskapjes së drejtësisë, paanësisë së saj, bëri që në këtë 1 vit kontribut, ne sot të vijmë me një draft, ndryshimin kushtetues i cili është shumë herë më i mirë sesa ai që mazhoranca miratoi shtatorin e kaluar. Ishte këmbëngulja e opozitës për të cilën të gjithë ne duke përballur e tejkaluar një numër akuzash të padrejta, ishte ky qëndrim i yni që ka sjellë këtë draft shumë herë më i mirë se ai i shtatorit të kaluar”, theksoi Bylykbashi. Ai falenderoi edhe ekspertizën e SHBA dhe BE në hartimin e draftit të reformës në drejtësi. “Me këtë draft ne do tu japim shqiptarëve një drejtësi më të mirë. Shumë veta, profesionistë, mund të kenë vërejtje dhe kritika për këtë draft, unë uroj që të kemi bërë një punë që kjo Kushtetutë të qëndrojë më gjatë”, tha Bylykbashi.  Ai theksoi se reforma duhet të votohet me konsensus pa pasur merakun e mandateve me njollë, që mund të hezitojnë dhënien e votave për reformën.

Exit mobile version