Bylykbashi: Kurrë qeveri me Edi Ramën! Kompromis me PS vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykashi ka reaguar ndaj disa spekulimeve në një intervistë që ai dha në një media.

Bylykbashi tha se nuk ka qeveri me Edi Ramën, vetëm kompromise për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Qeveri me Ramën nuk mund të ketë! Objektivi madhor i çdo force demokratike sot është përzënia e Edi Ramës nga qeverisja. I vetmi kompromis me PS është për zgjedhje të lira e të ndershme në përputhje me Komisionin e Venecias dhe ODIHR-in.

Pas 25 prillit 2021 qeverisja e PD dhe aleatëve të saj do të bëjë luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të qeverisë Rama dhe do të rikthejë normalitetin politik”,  shkruan Bylykbashi në reagimin e tij.

Artikulli paraprakLleshaj u ndryshoi vendbanimin prindërve pa kërkesën e tyre, ish-deputeti tregon dokumentat: SPAK të mos heshtë!
Artikulli tjetërRama vazhdon presionet ndaj grave naftëtare: “Mbyllni grevën dhe pastaj ulemi e qajmë…”