Mbyllet takimi i Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore. Pavarësisht 4 orëve diskutim palët kanë dalë jashtë pa arritur një konsensus.
Opozita nuk ka arritur të marrë “ok”-in e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.
Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, duke folur pas mbledhjes tha se kjo është vija e kuqe e opozitës që nuk do të lejojë të kalohet.
“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar, opozita për momentin nuk ka të pranuar asnjë propozim që mundësojnë që vota të numërohet siç është hedhur pa u manipuluar. Një rinumërim në KQZ të një kutie të manipuluar të mbushur është një tallje me shqiptarët. Ne synojmë të ndërpresim rrugën vjedhjes së votës, këtë llohgari duhet të japë PS para shqiptarëve
Partia Socialiste për çështjen e administrimit të zgjedhjeve dhe gjykimit nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë mbush kutitë, vetë i numëron dhe vetë shpall rezultatin. PS në strategjinë e saj ka vetëm një gjë, vjedhjen dhe marrjen e votave në tavolinë. Kjo është një vizë e kuqe që opozita nuk do të lejojë të kalohet. Pa u arritur dakortësia për propozimin tonë që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, të gjitha përpjekjet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të maskuar”, tha Bylykbashi.
Petrit Vasili tha se, PS nuk heq dorë nga modeli i 30 Qershorit. “I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i eksperimemntit të 30 qershorit, ku numëruesit dhe komisionerët të bëhen me ligj. Të votojnë njerëzit se votat i nomërojmë ne është qëndrimi i PS. Sepse normal dhe korrekt nuk i fiton kurrë zgjedhjet, por do të marrë e të vjedhë vota në tavolinë si i mbyturi në një fije bari.
Ajo që opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër më poshtë nga standartet të cilat ekzistojnë dhe të hyjmë në një rrugë që nuk ka ekzistuar kurrë as kur PS ka qenë në opozitë që ka kërkuar këto standarte. Ka vetëm një strategji të PS-së, ta rrënojë dhe minojë reformën zgjedhore, të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore dhe të bëjë sikur harron se 3 çështje të mëdha në 15 kushtet e BE janë reforma zghodhore, implementimi i saj dhe ndëshkimi i krimit elektoral”, tha Vasili.