Cana: Largimi nga kombëtarja përfundimtar

Lorik Cana ka bërë të qartë se nuk ka më kthim mbrapa dhe se largimi i tij nga kombëtarja shqiptare e futbollit është përfundimtar. Kështu ka thënë për KTV-në kapiteni i kombëtares shqiptare teksa ka folur edhe për të ardhmen pas largimit prej Nantes.
“Po vijnë talente të reja. U duhet dhënë hapësirë atyre. Vendimi im për largim prej kombëtares shqiptare vetëm ka mbetur të konfirmohet”, ka thënë ndër të tjera kapiteni Cana. Ai ka pohuar se është në bisedime disa skuadra rreth mundësisë së angazhimit pas largimit prej skuadrës franceze të Nantes.

Exit mobile version