Cana largoi Gjimshitin?

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, në largimin e Berat Gjimshtit nga Kombëtarja ka gisht mabai i Lorik Canës, Agimi.
Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se, brenda grupit kuqezi kanë filluar të shpërthejnë pakënaqësi që kanë lidhje me intriga, falë të cilave, jashtë listës mbeti Berat Gjimshiti, ndërsa u përfshi Frederik Veseli.
“Blick” shkruan se gjithçka ka ndryshuar falë ndikimit të Agim Canës, babit të kapitenit të Kombëtares, Lorikut.
Sipas gazetës, babai i Lorik Canës ka bërë maksimumin që të përfshihet në skuadër futbollisti, i cili ka qenë pjesë e Lozanës në të kaluarën, ashtu si kapiteni i kuqezinjve. I humburi në këtë rast ishte Gjimshiti, i cili u la jashtë edhe kundër dëshirës së Gianni de Biasit.

Exit mobile version