Muçës i ulet dënimi

Tirana mori dy lajme pozitive pas mbledhjes së Komisionit të Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Futbollistit të saj, Gentian Muça, iu zbrit ndjeshëm dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës, dhe po ashtu ndëshkim më të lehtë morën tifozët.
Muça, zëvendës kapiten i Tiranës, tani është i dënuar me vetëm 6 ndeshje pezullim, nga të cilat 2 i ka shlyer në kampionatin që sapo përfundoi. Ndëshkimi i Disiplinës për të ishte që të mos luante futboll për plot 1 vit.
Tirana, po ashtu, do të luajë vetëm 2 ndeshje pa tifozë, nga 8 që ishte dënimi i dhënë nga Disiplina. Edhe në këtë rast, një ndeshje pa tifozë është shlyer në Superligën e kaluar, ndaj në kampionatin e ardhshëm tifozët do të mungojnë në vetëm një takim.

Exit mobile version