Çarteri 70 mijë euro i fundërrinës së Tiranës

Redin HAFIZI

Dy ditë më parë, Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit. Me të kanë udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen. Avioni çarter është paguar nga biznesmeni.
Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë ai u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës, duke inspektuar një kopësht në Tiranë. Patjetër që është cinike tallja që Veliaj po i bën qytetarëve të metropolit shqiptar. Për interesa personale, ai shkel me këmbë gjithçka, madje edhe dhimbjen njerëzore që ka sjellë varfëria e tejskajshme e shqiptarëve që ky dimër i nxorri çullak si Ramën dhe Veliajn.
Erion Veliaj thelloi skandalin e fluturimit me çarter dy ditë më parë, duke mos bërë transparencë, por duke mashtruar publikisht.
Fillimisht ai u pyet nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Duma në mesditë për motivin e vizitës me çarter në Paris, më datën 16 janar dhe i’u kërkua të sqaronte se kush është biznesmeni që ka paguar këtë fluturim luksoz, dhe a ka ai interesa në Bashkinë e Tiranës.
Veliaj përgjigjet duke përmendur vizitën që ka bërë më 17 janar, në Itali, pra vizitën që ka bërë dje. Kështu, ai e thellon skandalin, sepse i fshihet çarterit të dy ditëve më parë, nuk bën transparencë dhe mundohet të hedhë mjegull, duke përmendur një fluturim tjetër, të një dite më parë.
Dy ditë më parë, të hënën, në orën 9 e 20 të mëngjesit është ulur në Rinas një avion çarter i kompanisë “AVCON-JET”. 40 minuta më pas, ky avion është rinisur për në Paris dhe në bord ishin 3 pilotë, Erion Veliaj, Arbër Mazniku, Juli Dhamo dhe biznesmeni që erdhi, i mori e i shoqëroi në Paris, Artan Sheqeri.
Përse Erion Veliaj e mohon këtë udhëtim?
Pse fluturon me çarter për në Paris me kosto të paktën 60-70 mijë euro? Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter? A e pagoi biznesmeni Sheqeri këtë udhëtim? Çfarë interesash ka biznesmeni Sheqeri me Bashkinë?
A është i lidhur biznesmeni i çarterit me biznesin e plehrave ku u vra Ardit Gjoklaj?
Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë. Të nesërmen e dasmës, ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë.

Disa nga mashtrimet e pushtit të Tiranës

Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë. Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike. Por rasti i fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planin urbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që mund të mendojë se një biznesmen mund të paguajë për luksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij. Prandaj, Erion Veliaj duhet të përgjigjet publikisht: Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro? Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter? Kush e pagoi çarterin? Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të Erion Veliajt në Paris?”
Qytetarët kanë të drejtë të informohen dhe të marrin përgjigjen e këtyre pyetjeve që partia më e madhe e opozitës ka drejtuar për hir të transparencës. Qytetarët e Tiranës paguajnë taksa dhe nga këto taksa Veliaj paguhet, nëse do të flisnim në një shtet në kushte normale, ndaj ai duhet të dalë në media e të përgjigjet. Megjithatë, ai është në luftë të hapur me median, ai nuk ka guxim të japë përgjigje, ai thjesht kërkon të bëj shoë me kaseta të filmuara. Veliaj përndjek gazetarë që i shërbejnë transparencës si në rastin e investigimit të vdekjes së minorenit. Ai e ka ngritur karrierën e tij mbi mashtrimin dhe po përmes mashtrimit kërkon të njollosë të tjerët. Fatkeqësisht kryeqyteti i Shqipërisë nuk ka veç një të korruptuar që nuk ndalet as përpara xhepave bosh të qytetarëve të thjeshtë për t’i zhvatur, por ai nuk kënaqet së bezdisuri ata në momentet e qetësisë familjare përmes kasetave të montuara, ku shprehet vetëm tallja e shtetit ndaj qytetarëve të mjerë, ndërkohë që Veliaj shijon Parisin dhe qejfet e paguara nga biznesmenë të atashuar në oborrin kryebashkiak.
Miqtë e këtij mashtruesi në GVSU tregojnë se, ai sajonte historira me bamirësira të ndryshme kundrejt jetimëve dhe njerëzve në nevojë në Shqipëri, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, kur në të vërtetë ai thjesht bënte punën e përkthyesit.

Exit mobile version