Çështja ‘Toyota Yaris’, SPAK dërgon letër porosi në Francë dhe Belgjikë, kërkon të identifikohen kodet e aplikacionit SKY ECC

Përmes një letër porosie, drejtuar Francës dhe Belgjikës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar që të identifikohen kodet e aplikacionit SKY ECC për çështjen e “Toyota Yaris” ku u gjetën 3.4 milion euro.

 

Letër porosia është dërguar pas arrestimit të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, pasi ka dyshime për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të sistemit të drejtësisë si të implikuar.

Sipas SPAK, bëhet fjalë për ndikime tek funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar dosjen “Toyota Yaris”, që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Exit mobile version