Çfarë do të bëhet me të paaftët që shkatërruan arsimin dhe larguan “trurin” nga Shqipëria?!

Nga Spartak Ngjela

Deri tani ne nuk kemi parë asnjë shenjë, dhe mendimi na krijon idenë se ky kryeministër dhe kjo qeveri ose janë të paaftë për ta kuptuar se çfarë do të thotë një skemë ekonomike e tillë, ose nuk e dëshirojnë se janë kundër zhvillimit ekonomik medern të Shqipërisë.

Idetë sot janë të shumta dhe kanë krijuar vlerë të madhe në mendimin shoqëror por edhe në shkencë.

Koha i ka sot të gjitha në dispozicion, por idetë e nivelit të lartë shkencor dhe filozofik janë pronë e katedrave dhe universiteteve me nivel shumë të lartë.

Po në Shqipëri, a kemi sot universitete të nivelit të lartë?

Jo, në Shqipëri ende nuk ka asnjë universitet të cilësisë së lartë për të vënë në lëvizje mendjen e iluminuar shqiptare.

Dhe prandaj studentët e shkëlqyer që janë të aftë për filozofi dhe shkencë, largohen nëpër universitetet cilësorë në Perendim, shkëlqejnë atje, dhe rrinë nëpër institutet shkencorë apo nëpër katedrat e universiteteve të cilësisë së lartë në Perëndim.

Kjo e ka sjellë dobësinë që konstatohet në shkencat shoqërore dhe në të gjitha shkencat e sakta që jepen në universitetet e Shqipërisë.

Dhe, të gjithë këtë mangësi, po e vuan edhe shkolla shqiptare, por edhe shkenca.

Madje sot, janë mbyllur të gjitha institutet shkencorë që kanë qenë aktive në Shqipëri. Por koha po i kërkon. Veçse këtu na del përpara pyetja: a është i aftë kryeministri aktual që ta kuptojë arsyen e Logjikës shkencore por t’i dhënë përgjigje pyetjes: a do të flasë në programin dhe në buxhetin e saj ekonomik kje qeveri që të lejohet dhe të strukturohet skema për investimet reale në shkencë dhe teknologjinë moderne në Shqipëri?

Deri tani ne nuk kemi parë asnjë shenjë, dhe mendimi na krijon idenë se ky kryeministër dhe kjo qeveri ose janë të paaftë për ta kuptuar se çfarë do të thotë një skemë ekonomike e tillë, ose nuk e dëshirojnë se janë kundër zhvillimit ekonomik medern të Shqipërisë.

Sigurisht, do të jetë koha ajo që do të na e sqarojë se cila ka qenë njëra nga këto arsye.
Dhe kjo vetë, është arsye…

Exit mobile version