Çfarë po ndodh në Lezhë?

Të shtëna me armë në qytetin e Lezhës. Bëhet e ditur se, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri për motive ende të paqarta në afërsi të stacionit elektrik në qytetin e Lezhës.

Krismat janë dëgjuar për më shumë se 5 minuta, ndërsa kjo situatë vuri në alarm edhe Policinë e Lezhës e cila ka rrethuar zonën.

Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në fjalë. Një banore e zonës ka thënë, se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”.

Personi në kërkim ka mundur të largohet, ndërsa në zonë janë vendosur dhjetra efektivë duke bërë krehje por pa mundur ta neutralizojne

Oficeri i policisë i ka bërë thirrje që të dorëzohet, por që është ndeshur me kundërshtinë e personit të shpallur në kërkim, emri i teë cilit ende nuk është bërë i ditur.

auto policia fshat1506238211

Exit mobile version