CIA: Zyrtarët po pastrojnë paratë e drogës dhe trafiqeve

Në raportin për vitin 2018 të publikuar nga CIA, për sa i përket vendit tonë, theksi vihet tek lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe integrimit europian.
Shqipëria duhet ende të luftojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të bëjë hapa para drejt integrimit në Bashkimin Europian. Janë këto disa nga pikat kryesore që përmenden në raportin e 2018-ës të CIA-s për sa i përket vendit tonë. Sipas këtij raporti, Shqipëria duhet që të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e Reformës në Drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian. Njësoj si një vit më parë CIA nënvizon se korrupsioni mbetet një problem kryesor për vendin, duke penguar investimet e huaja.
Një tjetër problem sipas raportit të CIA, është dhe trafiku i drogës. Aty thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA-n, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit. Në raport nënvizohet se prodhimi i kanabisit është zgjeruar dhe organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. “Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga Veriperëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore. Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narkotrafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, thuhet në përshkrimin e CIA-s.
Po ashtu, CIA deklaron se korrupsioni është problem kryesor dhe ai po ndal investimet në Shqipëri.
“Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetëruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj. Që prej vitit 2015, qeveria ka nisur një program ambicioz, duke stabilizuar taksat dhe duke formalizuar ekonominë”, shkruhet në faqen e CIA-s.
Por një vëmendje i është kushtuar ne raport dhe zgjedhjes së Ilir Metës si Presidenti i Republikës, ku përshkruhen dhe detaje nga procesi i votimit.
Në pjesën për zgjedhjet parlamentare të 2017 në Shqipëri, në raport shkruhet se Partia Socialiste ishte ajo që fitoi zgjedhjet e 25 qershorit.
“Shqipëria është një pikë aktive e trafikimit të drogës nga Azia Jugperëndimore drejt Ballkanit dhe Europës”, kështu shkruan CIA amerikane në raportin e publikuar në gushtin e vitit të kaluar për vendin tonë, publikuar në faqen zyrtare të saj “The ëorld facktbook”.
Sipas CIA-as, në një masë më të vogël, nga Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore. Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane raporton se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Exit mobile version