Këtë pyetje e gjej shpesh në çdo ambient ku diskutohet politikë.
Prej dekadash partitë tona rininë e kanë parë si numër. E kanë parë si aksesor që plotëson dekorin e partisë por vetëm kaq.
Për ta rinia nuk di, nuk ka eksperiencë, nuk ka pjekuri, e për pasojë ajo duhet të rrijë në rreshtin e tretë e mbrapa.
Të riut nuk i besohet pushtet. Ai për kastat e kalçifikuara nuk vlen, nuk di, dhe ato krejt me arrogancë i thonë “hajde mundëm me votë”.
Dhe e dini si funksionon vota brenda partisë ?
Me klane të tipit “unë të kam bërë këtë nder kur isha ministër ose drejtor, ndaj edhe ti do mbledhësh njerëz për mua”.
Dhe hajde e mundi këta me votë brenda partisë…
Për ata që unë i quaj xhaketa të vjetra e që janë edhe gangrenizimi më i keq i partive politike, i riu nuk bën. Jo sot, po asnjëherë.
I riu brenda partisë nuk merr dot përgjegjësi.
Sepse dihet sesi funksionojnë postet brenda një partie.
Ah, edhe meraku tjetër.
Të riun cilësor brenda partisë nuk e shihni dot në media.
Dëgjoj shpesh miq që thonë “ku janë të rinjtë cilësorë që ka PD”.
Gjithmonë përgjigjia ime është e njëjtë: “ka plotë, por skeni nga i merrni vesh se poste nuk kanë, e në media nuk i nxjerr askush”.
Dhe meqë jemi tek mediat, ju bën përshtypje ëq në media shihni ende politikanë që kanë mbi 30 vjet por nuk shihni të rinj ? Ju them unë.
Që të shkosh në media duhet të kesh fat tëadh që ndonjë gazetar të të ketë lexuar në fcb dhe të thyejë rregullin e zyrave të shtypit të partive që i japin lista sorrogato për përfaqësim në studiot televizive.
I riu ku mbeti ? Ende tek flamujtë dhe broshurat.
Pra kërkojmë politikanë të rinj por në fakt prodhojmë vetëm korrierë broshurash dhe duartrokitës sallash.
Hapja e garës për kreun e FRPD është jo vetëm lajm i mirë për PD por duhet të kthehet edhe në mundësi të artë që jo vetëm PD po edhe shoqëria të nxjerrë të rinjtë cilësorë që i ka me bollëk dhe tju jap atyre përgjegjësi.
Në çdo rast, e reja me cilësi e bën politikën më të mirë.
E kjo nuk duhet të jetë thjeshtë një garë për të rinj brenda strukturave tona por edhe derë e hapur për të rinj jashtë nesh të paangazhuar por që janë aset i çmuar dhe do i rrisnin vlerat PD dhe politikës në tërësi.
Ndaj edhe kjo garë duhet të shkojë përtej nesh dhe kandidatët për kreun e FRPD duhet të jenë me cilësi.
Partia Demokratike dhe shoqëria kanë nevojë që ne të afrojmë më të mirët.
Kështu i bëjmë nder Shqipërisë dhe partisë.
Skerdjan Dhuli