Një i ri ka mbetur i plagosur në një aksident mesditën e sotme në kryeqytet. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 12:50 te sheshi “Nënë Tereza”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin B. L., 32 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin D. S., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.