City në çerekfinalet e FA Cup

Manchester City u kualifikua me goleadë në çerekfinalet e FA Cup, pas fitores 5-1 në ndeshjen e përsëritur ndaj Huddersfield.  Skuadra e Pep Guardiolës e pa veten në disavantazh, me miqtë që në të 7-ën shënuan të parët me ish-talentin e akademisë së citizëns, Harry Bunn.
Manchester City u rikthye në lojë me 3 gola në harkun e tetë minutave. Leory Sane riktheu barazpeshën në të 30-ën, ndërsa pesë minuta më pas citizens kaluan në avantazh me 11-metërshin e Sergio Agueros. Pablo Zabaleta realizoi edhe golin e tretë përpara pushimit ndërmjet pjesëve, ndërsa ekipi i Guardiolës nuk e uli marshin. Aguero realizoi edhe golin e katërt për vendasit, ndërsa momente lavdie kishte edhe për Iheanacho në kohën shtesë.

Exit mobile version