Çlironi “Rrugën e Kombit”, protesta bashkon shqiptarët

Pas përpjekjeve të qeverisë për ndarjen e Veriut të vendit në mënyrë fizike nga pjesa tjetër e Shqipërisë si dhe vendos barriera për lëvizjen e lirë si dhe bizneset.
Qytetarët janë të bashkuar në revoltën ndaj Ramës dhe kanë paralajmëruar se protesta do të jetë e fortë dhe e vendosur.
Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin me protestë kundërshtimin për tarifën për të qarkulluar në “Rrugën e Kombit”, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.
Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.
Për efekte negative, flasin edhe kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Kukësit, teksa kërkojnë një zgjidhje lehtësuese mes qeverive të dy vendeve.
Bashkim Shehu: “I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese”.

Pagesa për “Rrugën e Kombit” nisi të aplikohet të mërkurën, ndërsa tarifat variojnë nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makinat e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.
Protesta pritet të nisë në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës.
Qytetar: “Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme”.
Si një ndër qarqet më të varfëra në rang vendi, banorët e Kukësit, thonë se tarifa prej 5 euro për të kaluar tunelin e Thirrës është shumë e shtrejtë.
Qytetar: “Penalizuar është vetëm Kukësi, askush tjetër”.
Në Bashkinë e Kukësit, rreth 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike, deri në 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.
Qytetarët thonë se kjo tarifë do ta përkeqësonte gjendjen e tyre, ndërsa tregtarët paralajmërojnë rritje çmimesh.
Tregtar: “Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri të madhe”.
Ashtu si pak ditë më parë, protestës pritet t’i bashkohen edhe drejtues kamionësh dhe qytetarë nga Kosova, të cilët që në fillim kanë shprehur kundërshtimin me pagesën për “Rrugën e Kombit”.

Revolta e qytetarëve: Të gjithë në protestë
Me fillimin e pagesës së “Rrugës së Kombit” prej ditësh qytetarë, biznese, shoqëria civile, po reagojnë dhe po ngrejnë zërin që taksa për banorët e Kukësit të ndalohet. Këtyre reagimeve iu përgjigjën edhe tregtarët e qytetit të Kukësit, që preken direkt nga kjo taksë.
Ata thonë se, nesër do të mbyllin biznesin e tyre dhe do të marrin pjesë në protestën që do të organizohet kundër kësaj takse. Në pronocimet e tyre për ‘Fax News’ ata janë shprehur mjaft të indinjuar nga kjo taksë dhe sipas tyre kjo do ti rëndojë shumë, saqë Kukësi po bëhet i pajetueshëm dhe e vetmja mundësi do të jetë largimi jashtë vendit.
Ata paralajmërojnë se të gjithë pa përjashtim do të dalin në protestë për të bllokuar “Rrugën e Kombit”, pasi gjendja është shumë e vështirë dhe nuk kanë ku shkojnë.
“Shumë ka për të ndikuar, çfarë të bëjmë? Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri më të madhe për popullin e Kukësit, por edhe të Tropojës. Do të mbyllim dyqanin dhe do të dalim të gjithë atje në protestë”, thotë njëri nga tregtarët.
“Ne jemni populli më i dobët në vend, furnizojmë gjithë Shqipërinë me drita dhe vetë i paguajmë, ndërsa lekët për tokat e përmbytura nuk i kemi marrë. Është taksë e papërballueshme”, thotë një tjetër.

Irritimi i tyre është me qeverinë që sipas tyre nuk po mendon për qarkun më të varfër në Shqipëri, ndërsa shprehen se kjo është një vjedhje, pasi rruga është paguar njëherë me paratë e popullit.
“Problemi është se ne e vuajmë, populli e vuan, për një hall të shkojmë në Tiranë do të na kushtojë më shumë, atë rrugë e kemi paguar me taksat tona, në protestë i madh e i vogël duhet m’u çu se atë rrugë e kemi paguar njëherë, të gjithë duhet të dalim në protestë”, paralajmëron një qytetar.
Kukësi është një nga qarqet më të varfëra të Shqipërisë, pavarësisht se është një nga më të pasurit për sa i përket pasurive natyrore. Banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për tokat e përmbytura nga hidrocentrali i Fierzës. Ata ndihen të diskriminuar nga qeveria dhe shpesh nuk kanë ngurruar të shprehen se, kjo politikë ndaj tyre bëhet me qëllim.
Qyteti verilindor tashmë duket si një “Republikë” mes dy shtetesh. Në Veri ka doganën e Morinës, ndërsa në Jug “kufizohet” nga trarët e “Rrugës së Kombit”, që tashmë është si një doganë e dytë për ta ku thjeshtë nuk do t’u kërkohet pasaporta. Në takimet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë flitej për lehtësim të klimës së biznesit mes dy vendeve, madje edhe për heqjen krejtësisht të doganës, ndërsa rezultati është vendosja e një trari për të vjelur kuksinët dhe kosovarët.
Qeveria e Edi Ramës sapo erdhi në pushtet i hoqi edhe universitetin Kukësit, ku shumë të rinj duke mos patur mundësi financiare për të ndjekur studimet e tyre në Tiranë apo rrethe të tjera i vazhduan aty. Tashmë edhe kjo mundësi nuk ekziston.
Kukësit nuk po i dhurojnë asgjë dhe po i marrin gjithçka. Natyrën e Kukësit e kanë dëmtuar hidrocentralet e klientëve dhe miqve të politikanëve që në shkelje të ligjit kanë tharë lumenjtë, duke bërë që bukuritë e shumta natyrore të duken gërmadhë, ndërsa banorët po tentojnë të ndalojnë ndërtimin e disa hidrocentaleve të tjera, që do ta shkretojnë edhe më shumë këtë vend dhe do të mbysin shpresën e këtyre njerëzve që tashmë me të drejtë shprehen se, “vetëm ajri na ka mbetur”.

Të djathtë dhe të majtë bashkim në protestë
Në një ndër qarqet më të varfëra në shkallë vendi, shuma prej 5 eurosh që duhet të paguajnë sa herë shkojnë në Tiranë, Lezhë, Shkodër apo qoftë për të kaluar tunelin e Thirrës është tepër e shtrenjtë. “Do të marrim pjesë në protestë, pasi kjo gjë është shumë e padrejtë prej nesh”, shprehet një qytetar.
“Kjo është tepër e rëndë për zonën tonë. Ne e paguajmë njëherë taksën e rrugës te nafta”, thotë një tjetër qytetar. Mbi 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë Kukës, vlera maksimale e së cilës është 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.
Qytetarët do të protestojnë pikërisht në vendin ku është ngritur trau që ndan jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por edhe Veriun me pjesën tjetër të vendit. Organizimii protestës është inicuar nërrjetet sociale dhe solidarizimi ka vazhduar përgjatë dy ditëve të fundit në të dy anët e kufirit. Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë kundërshtuar njëzëri taksën e “Rrugës së Kombit” dhe kanë i bërë apel qeverisë që të anulohet kjo tarifë.
Kryetari i Këshillit Bashkiak Kukës, Gjelbrim Shehu u shpreh se, anëtarët e të gjitha forcave politike do të zhvillojnë protesta paqësore deri në heqjen e taksës për kuksianët. Protesta do të mbahet të shtunën (31 mars) tek trau në “Rrugën e Kombit”.
Gjelbrim Shehu: “Sot u mbajt një mbledhje jashtë radhe nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe u ra dakord unanimisht që të organizohet një protestë paqësore ditën e shtunë në orën 11:00 tek trau i vendosur në “Rrugën e Kombit” për shkak të vendosjes së taksës në funksion.
Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mblidhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore, duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe t’i kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë”.
Edhe Këshilli Bashkiak i Hasit dhe i Tropojës kanë vendosur që të kërkojnë nga qeveria dhe Kuvendi anulimin e kësaj takse si edhe do të zhvillojnë protesta paqësore.

Exit mobile version