Çmimet “Lumo Skëndo”/ Fitues shpallet Ilir Ikonomi me librin ‘Fan Noli-Apostulli’

Ilir Ikonomi është shpallur fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2023.

Libri i tij “Fan Noli – Apostulli” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës. Juria e kryesuar nga Arlinda Dudaj dhe me anëtarë Uran Butka, Belina Budini, Bledar Kurti dhe Ardit Gjinali e vlerësuan veprën publicistike të Ilir Ikonomit me motivacionin: “Për trajtesën me objektivitet dhe profesionalizëm të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të kombit Fan S. Noli, duke dhënë gjithashtu një mesazh të rëndësishëm sesi studimi i historisë dhe kulturës së të shkuarës, na ndihmon për të kuptuar të tashmen e të ardhmen”.

Ikonomi fitoi në një garë të fortë me emra të njohur të publicistikës si Thomas Frashëri, Blendi Fevziu, Natasha Lako dhe Ardit Bido. Të pranishëm ishin edhe botues si dhe emra të njohur të krijimtarisë letrare në vend.

Ky çmim jo vetëm rikthen vëmendjen tek një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare si Mid’hat Frashëri, por dhe vlerëson dy gjini që shpesh lihen në harresë, publicistikën dhe eseistikën.

Exit mobile version