Deputetja dhe ish-ministrja socialiste, Olta Xhaçka mbrëmjen e djeshme në “Top Story”, ka folur gjatë e gjerë për projektin e resortit turistik në Gjilekë, i cili do të ndërtohej nga bashkëshorti i saj. Toka tashmë e sekuestruar nga SPAK, ndërsa opozita kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës.
Po ashtu ajo ka folur dhe për përballjen që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese, për akuzat për përfitime nga marrja e statusit “investitor strategjik” nga bashkëshorti i saj.
Mirëpo ashtu në bisedë e sipër me Grida Dumën, deputetja Xhaçka ka bërë një gafë, duke thënë se “plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vërë çadrën aty…”.
Ndërkohë që prej vitesh tashmë aktivistët dhe qytetarë bëjnë thirrje për më shumë hapësira publike në plazhe, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta frekuentojnë, pa kosto të lart, pasi shumica e hapësirave është privatizuar nga bizneset.
“Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si gjithë subjektet e tjerat. Ke vetëm prioritet për mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrat në plazh”, tha deputetja ndër të tjera në Top Channel.