Covid-19/ Rritet frikshëm numri i të vdekurve në Spanjë, humbin jetën 738 persona për 24 orë

Bilanc tragjik në Spanjë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet , 738 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spanjë nga koronavirusi.

Numri total i viktimave është rritur në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47600 raste.

Vendi iberik kalon kështu Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19, që numëron 3,281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6,820 persona.

Exit mobile version