Kur xhirohej një film (Foto)

Nga Kastriot Dervishi

Sapo isha i pranishëm në një skenë filmi të qeverisë më virtuale që ka njohur rruzulli deri më sot. Vendi i skenës ishte nga pallati i me shigjeta e deri te shkolla “Vasil Shanto”.

Në gjithë këtë segment kishte aq policë rendi dhe bashkie sa për një miting madhështor edhe në kohë zgjedhjesh. Duke ecur në rrugë u përballa me dreqtonjësin e agjitpropit, i cili pa me bezdi e nënçmim një zonjë, që i bërtiti se nuk kishte bukë.

Dreqtonjësi i vrerosur kaloi në revistë nderi se minutat e agjitpropit duhej të ishin konsumuar.

Një foto bio jashtë protokollit të agjitpropit ishte kënaqësi për mua dhe bezdi për tufën e rojeve që thoshin se “nuk lejohet”. 😅🙈🙈

raaa 1

Exit mobile version