CR7 refuzoi Barçën

Në një intervistë për gazetën “O Jogo”, Kristiano Ronaldo zbuloi se, Barcelona shprehu interes që në kohën kur ishte te Sportingu i Lisbonës. Ai vendosi për Mançester Junajtid, pasi ishte Aleks Ferguson që përdori çdo mjet për ta bindur dhe transferuar në vitin 2003. Ndërkohë, gazetari spanjoll Guijem Balague ka publikuar biografinë e yllit portugez “Biografia e Kristiano Ronaldos”. Në këtë libër ai pasqyron një tjetër prapaskenë mes CR7-ës, Fergusonit, Mendesit, Realit dhe Barcelonës.
Në dhjetor të vitit 2008, Junajtid nënshkroi një parakontratë konfidenciale me ish-presidentin e Realit të Madridit, Ramon Kalderon. Ronaldo donte të largohej, por Ferguson e bindi të qëndronte edhe një vit në Mançester. Ndërkohë, ish-menaxheri i “djajve të kuq” u kontaktua nga Barcelona dhe Ferguson donte që Ronaldo të mos shkonte vetëm te Reali. Kjo, për shkak të marrëdhënieve më të ngushta, si dhe për të shmangur rivalitetin në Champions me Realin.
Por, në Mançester zbriti kupola e “galaktikëve”. Pas largimit të presidentit Kalderon, Ronaldo dhe agjenti i tij Mendes u bind nga i besuari i Florentino Perezit, zëvendëspresidenti Fernandez de Blas, si dhe presidenti i përkohshëm në vitin 2009, Visente Boluda. Pas një bisede mes Boludës dhe presidentit të ardhshëm Florentino Perez në orën 23:00, vendosën që të paguajnë 96 milionë euro për kartonin e portugezit. Ata kishin bindur personalisht sulmuesin e Junajtid.
Nga ana tjetër, menaxheri portugez Zhorge Mendes pati dy superoferta. Mançester Siti i parashtroi 150 milionë euro, ndërsa Barcelona 105 milionë euro. Porosia e Fergusonit ishte që Mendes t’i eliminonte “galaktikët”. Mirëpo, Ronaldo-Mesi në një ekip nuk ishte ide e mirë sipas Kristianos. Për këtë arsye, si dhe ngaqë u dha fjalën “galaktikëve”, Ronaldo zgjodhi vetë Realin duke refuzuar ofertat e paraqitura nga Barça dhe Siti. Në fund u dorëzua dhe agjenti Mendes, duke pohuar se Ronaldo do të bëhet “galaktik”.
Ndërkohë, Neymar pak ditë më parë rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2021, një sinjal ky se si futbollisti brazilian dëshiron të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”. Por edhe pse e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë te Barcelona, interesimi i klubeve më të rëndësishme në Europë nuk mungon për 24-vjeçarin. Dy skuadrat e Manchester-it, Paris Saint Germain, por edhe Reali i Madridit ëndërrojnë të kenë shërbimet e ish-lojtarit të Santos-it. Megjithatë nëse dëshirojnë ta bëjnë një tentativë për të firmosur me Neymar klube të tilla duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me buxhetin. Bale dhe Pogba dy transferimet më të shtrenjta në futboll deri tani, nuk kanë fare lidhje me brazilianin përsa i përket vlerës në treg, sepse nëse Manchester United, Manchester City, Paris Saint Germain dhe Reali i Madridit duan të firmosin me 24-vjeçarin e Selecaos duhet të bëjnë gati një çek të bardhë që kap shifrën marramendëse të 430 milionë Eurove. Fjalë këto të babait të futbollistit, Neymar Da Silva. Neymar ka një klauzolë largimi prej 190 milionë eurosh nga Barcelona.

Exit mobile version