Gashi fiton çmimin “Goli i vitit” në MLS

Tjetër çmim individual i fituar nga Shkëlzen Gashi në MLS. Goli i sulmuesit të Colorado Rapids, i shënuar në muajin shtator me goditje të lirë në barazimi 3-3 ndaj Vancouver Wihtecaps u shpall më i miri i vitit gjatë sezonit të rregullt në MLS. Finalizimi i sulmuesit shqiptar mori shumicën e votave në finale ndaj golit të Jack Harrison të New York City-t.
Më konkreitsht 77.43% të fansave votuon pro golit të Gashit, ndërsa rivali i tij mori vetëm 23.57% të votave. Fitusi i çmimit goli më i mirë i vitit u njoftua nga Federata Amerikane e Futbollit në pushimin mes pjesëve në takimin SHBA – Meksikë.
Shkëlzen Gashi realizoi një gol ndoshta edhe më të bukur në gjysmëfinalen e kthimit të Konferencës së Perëndimit ndaj Los Angeles Galaxy, takim ku edhe u dëmtua në kavilje, por kjo perlë e 28-vjeçarit nuk u bë pjesë e garës për golin më të bukur të vitit, pasi u shënua në fazën play off, pra pasi kishin kaluar disa faza të përzgjedhjes.
Në sezonin e parë në radhët e Colorado Rapids, Gashi fitoi çmimin e Këpucës së Artë në këtë skuadër si dhe çmimin “Lojtari i preferuar i fansave”. Rapdis janë në garë për të fituar titullin kampion në MLS, teksa në finalen e Konferencës së Perëndimit do të përballen me Seatle Sounders. Në kampin e skuadrës nga Denveri po presin me padyrim riaftësimin në kohë të shqiptarit, i cili shihet si elementi kyç për të shkuar drejt titullit.

Exit mobile version