Credins Bank mbështet Ditën Botërore të Ushqimit!

Në ditën Botërore të Ushqimit, Credins Bank i është bashkuar 150 shteteve në botë që kontribojnë për reduktimin e urisë. Mbi 6 milionë vetë kanë vdekur këtë vit nga uria dhe semundje që lidhen me mungesën e ushqimit. Mbi 850 milion njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Credins bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar u solidarizua për të mbështetur disa familje në nevojë me ndihma ushqimore në zonën e Vorës, Gërdecit, Laprakës dhe Paskuqanit në vijim dhe të objektivave të OKB-së për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë.

Crendis Bank gjithmonë ka qenë një partner strategjik për Kryqine Kuq Shqiptar duke kontribuar në nisma të ndryshme humanitare. Përmes nismave që priten të ndërmerren edhe në të ardhmen, Credins Bank do të vazhdojë të kontribuojë duke zbutur sado pak varfërinë në familjet më në nevojë.

Exit mobile version