Çyrbja la mandatin e deputetit/ Basha: Rama i ka mbrojtur përfaqësuesit e bandave dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për lëninen e mandatit të deputetit Jurgis Çyrbja dy ditë pasi u paraqit në SPAK.

Në një reagim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Sipas tij, Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Ai më tej thotë se kryeministri i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: Siç bëri me Çyrbjen e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq.

Reagimi i plotë i Bashës:

Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjesi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet.

Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: Siç bëri me Çyrbjen e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Për këtë Rama vendosi ta bëjë dhe deputet, si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit në parlament.
Shqipëria meriton më shumë.

Exit mobile version