Dallimi mes të diturve, gjysmë të diturve dhe çerek të diturve

Shkrimtari dhe përkthyesi shkodran Zija Vukaj, i njohur për trajtimin e çështjeve dhe fenomeneve kulturore, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka goditur me shumë sens gjithologët.

Në vazhdim postimi i prof. Zija Vukajt.

  1. Njerëzit e ditur janë të ndrojtur, gati frikacakë, thuajse të flashkët, për të thënë ato që i dinë më mirë se gjithkush;
  2. Gjysmë të diturit janë më trima. Mbahen si burrat edhe kur ngatërrojnë alpinistin me polumbarin;
  3. Çerek të diturit (çerekçinj) janë, para së gjithash, trima të çartun.Trimosha fare! Ekspertë në gjithologji; komshinj muzike, gramatike historike, komshinj letërsie, peDHazgologë, etimologë, politologë, telakologë, patriotë dhe matriotë. Çerek të diturit nuk e marrin parasysh se sa orë, ditë, javë, muaj, vite i duhen qenies humane të bëhet e ditur dhe futen në diskutim me të me elegancën e buallit.
Exit mobile version