Nga Azgan Haklaj
“Pelegrinët” çartistë çdo ditë pasdite shkojnë tek rrugica dhe ballkoni antiamerikan dhe antidrejtësi për të mbështetur nongratën Sali Berishën të damkosur si luçifer, 666, minues i demokracisë, pengues i drejtësisë, kërcënues i sigurisë kombëtare.
Rrugica dhe ballkoni antiamerikan e antidrejtësi janë shpresë edhe për gazbardhistët- gazelë, por këta rrinë në prapaskenë, në fakt në akord me berishistët.
Këta manekin’ politik shpresojnë se kafazi i papafingos se Marshall Berishës mund të shndërrohet në llambë të Aladinit e t’u mundësojë mbijetesën politike.
Prej disa ditësh rrugica e shpresës dhe ballkoni i Berishës është kthyer si rrugica dhe ballkoni i Magdalenës ku të deshpëruarit këndojnë ( vajtojnë) serenatën e Magdalenës.
Grupi i gazelëve këndon, (vajton) një strofë:
“Se rrugës sate nuk kaloj dot moj Magdalena shikoj ballkonin e qaj me lot Magdalenë moj Magdalena
Se pa ty nuk jetoj dot Magdalenë moj Magdalena.
Ndërsa grupi i Belos këndon (vajton) vargjet:
“Se në ballkon lulet kanë çelë moj Magdalena
Këpute një e falma mu Magdalenë moj Magdalena
Të kam dashtë e prapë të du Magdalenë moj Magdalena.
Pasi u shteruan shpresat se në dhjetorin e dytë së bashku me krishtlindjen do të rilindë Berisha i tretë revolucionari Dashi ka dalë me platformën e vetëngujimit e vetëflijimit për Faraonin.
Mirëpo Çhe Guevara papritmas
u shndërrue në Kazanovë e ra deshmor përpara ministreve të rilindjes.
Fantazia e këndesit çartist ia kalon edhe këndesit të Omer Khajamit.
Duket qartë se Dashi- këndes është frymëzuar nga rubairat e famshme në jargavitjet e tij për rilindjen.
Muli bën një propozim ineresant do ta denoncojë Ramën në SPAK, mirë po harron se Marshalli e ka quajtur organizatë kriminale SPAK-n.
Të gjitha këto pirueta, akrobacira, zvarritje të këtyre matrapazëve politikë kanë vetëm një qëllim, hallin e vet përsonal, mbijetesën politike.
Ata nuk e kanë hallin e PDSH-së, as të demokracisë.
Tashmë është e qartë se brinja më e fortë e më e madhe e trekëndeshit të Bermudës hipotenuza ka rënë e së shpejti do të bjerë dhe kateti horizontal, i shtrirë çifti Metaj & Kryemadhi e pastaj e ka radhën kateti vertikal Sulltan Rama.
Demokratët e shqiptarët shpresojnë në epilogun e neodiktaturës dhe prologun e demokracisë.
E vetmja shpresë sot është PDSH dhe aleanca për demokracinë e udhëhequr nga Lulzim Basha në partneritet me trininë e lirisë dhe demokracisë botërore SHBA -BE Mbretëria e Bashkuar.