Dani Alves ka bërë shaka se do ta kthejë Lionel Messin në Barcelonë nëse i ofrohen dy orë kohë, pasi iu ribashkua gjigantit katalonas në fundjavë.
Mbrojtësi anësor 38-vjeçari iu ribahskua Barcës në një marrëveshje deri në përfundim të këtij sezoni.
Alves ishte pa klub pasi u largua nga Sao Paolo muajin e kaluar.
Gjatë prezantimit të mërkurën përballë mijëra tifozëve në Camp Nou, Alvesi foli edhe për ish-bashkëlojtarin e vet, Messi, i cili në verë u largua nga Barça për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.
Messi ishte njëri prej lojtarëve me të cilin Alvesin kishte marrëdhënie shumë të mira gjatë qëndrimit të tij të parë në Barcelonë dhe e pranon se është shumë keq për të që nuk e gjeti Messin në Camp Nou pas kthimit në klub.
“Nëse m’i jepni dy orë, do të shkoj dhe ta marr atë”, tha Alvesi me shaka për Messin.
“Historia është shkruar dhe ai do të kujtohet gjithmonë. Ai është gjëja më e mirë që e kam parë në jetë dhe bashkëlojtari më i mirë qe e kam pasur”, shtoi ai.
Gjatë qëndrimit të parë në Camp Nou nga viti 2008 deri më 2015, Alvesi i fitoi 23 trofe përkrah Messit.