Dani Alves, praktikisht bardhezi

Ditë të nxehta në aksin Torino-Barcelonë. Juventusi ka një javë kohë për të mbyllur marrëveshjen që do të transferojë Dani Alves-in, te kampionët e Italisë. Të dielën e 5 qershorit skadon klauzola që mbrojtësi brazilian ka firmosur në kontratën e re me Barcelonën, dhe që nga kjo datë, Dani Alves mund të largohet si një futbollist i lirë. Gjasat që 33-vjeçari të transferohet në Torino, janë të mëdha kjo edhe për faktin se drejtuesit e Juves e kanë arritur tashmë akordin me futbollistin. Dani Alves pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Zonjën e Vjetër nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në total.
Një tjetër provë se kalimi i brazilianit te Juventusi është thuajse i sigurtë ka të bëjë me faktin se e fejuara e futbollistit ka gjetur punë në Itali. 33-vjeçari në ditët e ardhshme do t’i komunikojë vendimin e tij klubit katalanas dhe më pas nga grumbullimi me Brazilin për Copa America Centenario, do të firmosë kontratën që do ta lidhë me bardhezinjtë për dy sezonet e ardhshme. Dani Alves mund të konsiderohet që tani si përforcimi i parë i Juventusit të ri që vitin tjetër do të ketë si objektiv parësor të triumfojë në UEFA Champions League.

Exit mobile version