Dash Shehi: Shqiptarët e kanë kuptuar se kush i udhëheq, se ku po shkojnë paratë e tyre, ka ardhur dita…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Sheh krahasoi kryeministrin Rama me ish-diktatorin Enever Hoxha. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai tha se opozitës nuk i ka ngelur rrugë tjetër përveç protestave.

Beti Njuma: Po sikur Kryeministri të ketë të drejtë dhe ta ketë shumicën?

Dashamir Shehi: Këtu Enver Hoxha pati të drejtë për 45 vjet në mendjen e shqiptarëve. Pati aq të drejtë, sa kur vdiq gjysma e shqiptarëve u shkarravitën duke qarë. Unë gjykoj që një pjesë e mirë e shqiptarëve ndoshta jo të gjithë e kanë kuptuar se kush i udhëheq, se ku po shkojnë paratë e veta, si abuzohet mbi ato dhe gjithë shtetin shqiptar. Gjykoj se i ka ardhur dita që të reflektojnë dhe të rebelohen, të dalin në rrugë, sepse kjo është e vetmja rrugë që na ka mbetur, jo se e duam këtë rrugë. Ikëm sepse mendojmë sepse arma parlamentare ishte dobësuar dhe ishte thyer ajo maja sa nuk vlente më.

Shehi u tregua modest, kur tha se në opozitë qytetarët nuk do të gjejnë engjëjt, por theksoi se aty do të gjejnë njerëz të thjeshtë dhe burra shteti.

Dashamir Shehi: Të dalin në radhë të parë qytetarët e Tiranës. Nëse janë mërzitur nga ky njeri le të dalin. E di që nga pala opozitare nuk ka engjëj që ndrisin, ka qytetarë normalë dhe politikanë normalë. Shqipëria nuk ka më nevojë për heronj, ka nevojë për burra shteti normalë, njerëz të ndershëm, të zbatojnë ligjet, që mbajnë premtime. Kaq! Nuk kemi nevojë për gjë tjetër. Kështu që dhe ata mos mundohen të gjejnë atje te tribuna opozitare ndriçimin sepse nuk është, por që arsye të mjaftueshme për të dalë për ta rrëzuar këtë rrëzuar këtë zotërinë ka.

Ish-deputeti i opozitës, Dashamir Shehi i ftuar në rubrikën intervistë në RTV Ora tregoi tre faktorët që po çojnë në formimin e opozitës.

Shehi deklaroi gjithashtu se, opozita shqiptare, që ka dalë nga parlamenti dhe vijon me protestat kanë zgjedhur për lider Lulzim Bashën, ndërsa të gjithë të tjerët, duke përmendur këtu edhe LSI janë në të njëjtin rang si parti opozitare.

Dashamir Shehi: Duhet të sqarohen njerëzit pse nuk duhet të hyjmë në zgjedhje. Ne dolëm nga salloni dhe të hyjmë në zgjedhje të vogla nuk shkon. Nuk mund të hyjmë nga salloni në korridor.

Kjo opozitë që po krijohet nëpërmjet tre faktorëve:

-Faktori bazë është egoizmi shqiptar, mania për protagonizëm është gjithmon.

-Kjo mazhorancë do ti ushqejë për të bërë këtë punë

-Brenda kësaj zallamahie shqiptare ka edhe njerëz serioz që mendojnë se mund të ndryshojnë dhe unë uroj të vazhdojnë.

Ne si opozita kryesore gjykojmë se këtu nuk ka vend për të hyrë.

Ne grupi opozitar kemi zgjedhur zotin Basha. Të tjerët janë si ne. Basha duhet të jetë strumbullari ku agravohemi të gjithë. /OraNews

Exit mobile version