Departamenti i Shtetit e ka futur zyrtarisht Shqipërinë në listën e vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë. Sipas përcaktimeve ligjore, qeveria amerikane konsideron vend kryesor të pastrimit të parave një vend “institucionet financiare të të cilit janë të përfshira në transferta parash që përfshijnë sasi të ndjeshme të ardhurash që burojnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës”. Ky vendim është bërë i njohur në Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2017. Raporti përgatitet çdo vit nga Departamenti i Shtetit për Kongresin e SHBA-ve dhe mbulon gjendjen dhe përpjekjet e vendeve të ndryshme të botës në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave. Raporti 2017, i cili mbulon si periudhë vitin 2016, thekson se Shqipëria është bazë e krimit të organizuar, pikë e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës, vend ku pastrohen lehtë paratë dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar.
Kryesore
Continue to the categoryZgjedhjet e 11 majit, Pampuri zbulon planin e Demokratëve Euroatlantikë: Javën...
Orjola Pampuri, deputete e Demokratëve Euroatlantikë, ka folur për përgatitjet e grupit të saj për zgjedhjet e 11 majit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në...