David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë

David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Packouz është një prej dëshmitarëve që SPAK ka kërkuar që t’i merret dëshmia përmes letërporosisë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Ndër të tjera Packouz flet edhe per biznesmenin Kosta Trebicka, i cili pas tragjedisë së Gërdecit denoncoi aferën, por fill më pas humbi jetën në një aksident në qarkun e Korçës.
Ish-zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”, ortak me Diverolin pretendon se politika shqiptare ishte e përfshirë në këtë proces. Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

Exit mobile version