Debate të ashpra në Komisionin e Jashtëm, Shehu-Bushatit: Të djeg e vërteta, jep dorëheqjen

Security Council High-level Meeting Threat to international peace and security caused by terrorist acts Foreign terrorist fighters Letter dated 3 September 2014 from the Permanent Representative of the United States of America to the United Nations addressed to the Secretary-General (S/2014/64

Ka patur debate në Komisionin e Politikës së Jashtme, ku ishte thërritur për të raportuar ministri i jashtëm, Ditmir Bushati.
Deputeti i PD, Tritan Shehu i ka kërkuar Bushatit që të japë dorëheqjen, pasi ka dështuar në cceljen e negociatave, dhe se Shqipëria nuk e ka të sigurt çeljen as vitin e ardhshëm.
Debatet:
Shehu: Problemi im është të bëj pyetje, diskutime si të dua unë, dua fjalën.
Kodheli: Në teknikat tuaja të punës, mendoni se do të hapim shumë kapituj, apo do hapni me pak kapituj dhe do ti mbyllni, pastaj do hapni të tjerë
Bushati: Kjo nuk është cceshtje teknike, sado që duhet e koklavitur. KE bën shpjegimin e kapitujve dhe mbi bazën e këtij procesi, përgatit raportin skrining. Të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakort me raportin skrining.Ka praktika nga më të ndryshmet, ka rëndësi sa kapituj mbyll, jo sa hap.
Shehu: Folët bëtë një ekspoze por realisht nuk thatë asgjë, u shmangët sepse e vërtata ju djeg. Kjo e vërtëte djeg gjithë Shqipërinë. Ju u përpoqet ta përzienit me Samitin e kësaj dhe asaj, sepse dështuat. A do jepni dorëheqjen ju dhe qeveria juaj në shtator.

Rama tha është hapur rruga për shtratin e negociatave, ky shtrat është hapur që në vitet 90. A nuk ka ardh momenti të largoheni, ju dhe kryeministri. A keni garanci ju që negociatat do hapen vitin e ardhshëm. Juve u thane, hajdeni jepeni provimin vitin tjetër.
Një shtet pa gjykatë kushtetuese nuk mund të ketë demokraci, nuk i hapen dyert e BE, problemet tona jane nga keqqeverisja e brendshme, ju e katandidët kështu. Ju tentuat të mashtroni, ditën që u dha vendimi i Keshillit, duke thënë që fituam, si komunistët, ju duhet të thoshit dështuam. Ju kërkoni të fshiheni pas MSA, po e zhvleresoni ate.
Bushati: Zbatimi i MSA nuk është objekt vleresimi nga gazetat. Në rast se doni ti referoheni qëndrimeve të komisionerit Hahn referojini deri në fund.Dje Hahn doli qartë qoftë për modelin që përcakton Shqiëpria për reformën në drejtësi.
Ju keni të drejtë që shqëtësoheni për Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk është një lajm i gëzueshëm, por duhet ti themi gjërat sic janë. Por më vjen turp që Vettingun nuk e kalojnë dot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

tritan shehu web

Exit mobile version