Debati i nxehte mbi mitin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe mohimi i Luftës Civile/ Dokumentat ekskluzive

Debati ende i nxehte mbi mitin e luftës antifashiste nacional-çlirimtare fokusohen në mohimin që i bëhet luftës civile në Shqipëri, duke mbivlerësuar vetëm rolin e Ushtrisë nacional-çlirimtare. Trashëgimia e historiografisë komuniste duket se ende e ka të vështirë të çbëhet kur diskutohet dhe shqyrtohet Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri. Ende mohimi i luftës civile është një çështje që ngjall debate të ashpra, të cilat vijojnë të theksojnë ndasitë politike edhe të studiuesve, ku një palë mohon luftën civile dhe pala tjetër pohon luftën civile mes formacioneve ushtarake partizane dhe atyre nacionaliste.

Gjithësesi, dokumentat arkivore ndihmojnë për të kuptuar zhvillimin e luftës në Shqipëri, ku nga vera e 1944, sidomos pas vendimeve të Kongresit të Përmetit, më 24 maj 1944, duket se vëmendja e Enver Hoxhës ka qenë eliminimi i çdo rreziku për pushtetin e Partisë Komuniste. Për këtë ai nuk u ndal as nga udhëzimet e britanikëve dhe amerikanëve për të bashkuar forcat me formacionet e Abaz Kupit dhe Muharrem Bajraktarit. Përkundrazi, fokusi i luftës së ushtrisë partizane ishte eliminimi i çdo kundërshtari duke urdhëruar asgjësimin e tij.

Siç dhe ky dokument arkivor, i radiogrameve që i dërgonte Enver Hoxha si Komandant Ushtrisë partizane për eliminimin e Abaz Kupit dhe formacioneve të tij dhe të nacionalistëve në Shqipërinë e Mesme dhe Veriore.

  

Exit mobile version