Vajzat e përfshira në botën e krimit/ Lidhjet me banditët që i çuan drejt botës së errët

Ato janë vajza të bukura, sharmante, shpesh edhe me karrierë. Por për shkak të lidhjeve që krijojnë me djem problematikë, përfshihen në krime të rënda, si ishte rasti i të dashurës së Safet Bajrit, Eria Ago ish-misit, e cila dyshohet si e implikuar në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër. Cilat janë disa nga rastet kur vajzat janë përfshirë në krim?

Imelda Tasho

Një diplomate karriere, u përfshi në vrasjen e Genci Sinës, shofer i ish-prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.
Tasho ishte në një lidhje me Altin Arapin, anëtar i organizatës Hakmarrja për drejtësi. Pasi përfundoi burgun, Imelda u largua nga vendi dhe u martua me Arapin.

Valbona J.

E penduara e bandës së Durrësit u përdor të nxirrte në pritë Marsek Sotirin që u ekzekutua nga grupi kriminal. Valbona u mbajt peng për 18 muaj që të mos tregonte vrasjen dhe të identifikoheshin anëtarët e bandës. Ajo dëshmoi vite më vonë në gjykatën për krime të rënda në procesin ndaj Lulzim Berishës, Indrit Dokles, Plarent Dervishaj dhe të pandehurve të tjerë.

Adiola Lakra

U arrestua nën dyshimet se nxori në pritë Hekuran Billën, një i dënuar për vrasje që ishte liruar me kusht. Lakra ishte në një lidhje me Billën, por atë kohë u dyshua se kishte bashkëpunuar me Sebastian Malin, nipin e Viktor Markut i akuzuar për ekzekutimin e Billës. Hetimet për rastin në fjalë dështuan dhe Lakra me dy të dyshuarit e tjerë u liruan.

Kejvina Kthjella

Modelja e njohur ishte në një lidhje me Redjan Rrajën, një eksponent i njohur në Nikël, i cili është dënuar përjetë për atentatin te mbikalimi i Shkozetit ndaj Arjan Ndoj ish-prokuror. Ndoj mbeti i plagosur bashkë me mikun e tij Aleksandër Laho alias Rrumi, ndërsa viktimë Andi Maloku. Rraja e përdori ai alibi modelen dhe ajo u pyet nga hetuesit. Kthjella kërkoi në gjykatë dhe kthimin e një makine luksoze që ia kishte blerë Rraja.

Exit mobile version