Debati për reformën zgjedhore, Bejko: PD ka depozituar propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Nënkryetari i PD-së Roland Bejko, në emisionin “Real Story” në “ABC” komentoi deklaratën e kreut të PD Lulzim Basha të mbajtur një ditë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit, lidhur me reformën zgjedhore.

Gjithashtu ai theksoi se ka dy muaj që PD ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të gjitha ato terma që janë bërë publike.

“Dëgjova 3 herë deklaratën e Bashës dhe në asnjë fjalë nuk thotë që kemi pasur ndërmjetësimin e SHBA apo BE. Ndërmjetësim nuk ka pasur, ka përmendur dy herë fjalën bashkëpunim me ndërkombëtarët. Vetë Rama deklaroi në Lezhë që e bëj vetë dhe nuk kam ndërmend të bashkëpunoj me njeri. Në dhjetor të këtij viti kanë ardhur përfaqësues të OSBE/ODHIR dhe kanë takuar të dy bashkëkryetarët dhe të dy këta kanë kërkuar ekspertë. Deri tani pala tjetër edhe pse PD i ka kërkuar që Komisioni të bëhej funksional nuk është bërë. Edhe ndërkombëtarët kohë më parë kanë kërkuar të bëhet funksional. Por limiti i fundit është se njëri nuk e bën dot pa tjetrin. Enkelejd Alibeaj mua më ka thënë që kemi kërkuar mbledhjen e Komisionit”, ka thënë Bejko.

Exit mobile version