Kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton dhe Donald Trump, mbajtën në orët e para të mëngjesit debatin e parë presidencial, i cili, sipas disa vlerësimeve, tërhoqi mbi 100 milionë shikues.
Gjasat për fitore, të dy kandidatët i kanë të mëdha. Por, shikuesit nuk do t’i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thonë, por edhe si e thonë dhe si reagojnë ndaj njëri-tjetrit.
Debati do të jetë moment kyç për Trumpin, i cili, në javët e fundit, i është afruar Clintonit në sondazhe. “Do ta bëjmë Amerikën të fortë përsëri. Do ta bëjmë të sigurt dhe madhështore”, u tha Trump mbështetësve në Florida, në njërin nga shtetet vendimtare.
Clinton duket se e sheh debatin si mundësi për të siguruar mbështetësit e saj se do të ndërtojë një ekonomi më gjithpërfshirëse.
“Të gjithë ne kemi vlerë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin më të madh në botë, ne besojmë se të gjithë lindim të barabartë”, tha Clinton, po ashtu në Florida.
I pari prej tri debateve, i cili tradicionalisht është më i shikuari, vjen në kohën kur ka ndryshuar loja, tha për “Zërin e Amerikës” analisti Matthew Dallek, nga Universiteti George Washington.
“Tani, sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë sesa mendohej, andaj debati do të jetë i rëndësishëm”, tha ai.
Debatet televizive presidenciale kanë nisur në vitin 1960 me Richard Nixonin dhe John Kennedy-n. Qysh atëherë, debatet kanë pasur ndikim, por jo të domosdoshëm, në zgjedhjet presidenciale.
Debati në kanalin “NBC” u moderua nga Lester Holt. Ai pritet të hapë një varg të gjerë temash, nisur nga siguria kombëtare deri te rritja ekonomike. E para është aktualizuar shumë këtë muaj, si pasojë e disa sulmeve që kanë goditur Nju Jorkun, Nju Xhërsin dhe Minesotën. Asnjëri prej sulmeve nuk ka rezultuar me fatalitet, por ato u kanë shërbyer dy kandidatëve që të ashpërsojnë retorikën kundër njëri-tjetrit.
Clinton tha se rivali i saj republikan, Trump, me gjuhën e tij antimyslimane, u ka dhënë “ndihmë dhe ngushëllim” terroristëve islamikë. Trump, në anën tjetër, tha se Clinton mbështet politikën me kufij të hapur, përkundër faktit se qindra migrantë “kanë qenë të implikuar në terrorizëm dhe aktivitete të lidhura me terrorizmin brenda Shteteve të Bashkuara”.
“Debati presidencial është ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz”, tha për “Zërin e Amerikës” Jeremy Mayer, profeson në Universitetin George Mason.
Po sipas tij, të dy kandidatët vuajnë nga një nivel i lartë i mospëlqimit nga votuesit dhe debati ofron mundësi, por edhe rrezik.
“Ajo çfarë mund të bëjë debati është t’i ofrojë kandidatit një shans të dytë që të krijojë një përshtypje ndryshe ose të çimentojë përshtypjen negative”, tha Mayer.
Deri në zgjedhjet e nëntorit do të ketë tri debate presidenciale dhe një ndërmjet kandidatëve për nënpresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.
Paparashikueshmëria e Trump, sfidë për Clinton
“Do ta bëjmë sërish madhështore Amerikën. Do ta bëjmë sërish të sigurtë dhe madhështore! Faleminderit dhe Zoti qoftë me ju”, tha Trump. Zonja Clinton synon të qetësojë mbështetësit e saj dhe të promovojë mesazhin e saj për ngritjen e një ekonomie më gjithpërfshirëse:
“Të gjithë kemi vlerë. Në Shtetet e Bashkuara, vendin më të mirë në botë, ne besojmë se të gjithë lindin të barabartë!”, tha ajo.
Debatet mund të ndryshojnë gjithçka, thotë analisti Matthew Dallek: “Tashmë sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë se sa mendohej, kështu që debati do të jetë me rëndësi”.
“Në një vit normal, debatet janë ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz”. Të dy kandidatët dolën mirë gjatë debateve të zgjedhjeve paraprake. Por, natyra e paparashikueshme e zotit Trump përbën një sfidë për zonjën Clinton. “Donald Trump nuk është aq i disiplinuar sa Hillary Clinton. Nëse e prek diku, ai ka tendencën të reagojë në mënyrë shumë personale”, thotë analisti.
Të dy kandidatët vuajnë nga një nivel i lartë mospëlqimi nga votuesit dhe debati u ofron mundësi, por edhe rreziqe.
“Debati i ofron kandidatit mundësinë të krijojë një përshtypje ndryshe ose të çimentojë një perceptim negativ”.
Do të ketë gjithsej tri debate presidenciale dhe një përballje ndërmjet kandidatëve për nënpresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.